• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

11 nëntori ditë e lodhshme për të gjithë, Qeveria mbeti, opozita tani kërkon zgjedhje

usrargument by usrargument
12/11/2021
in Maqedoni, TOP LAJM
0
Për kuorum në seancë plenare janë të nevojshëm 61 deputetë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 12 nëntor – Qeveria mbetet. Në Kuvend mbrëmë para mesnate nuk kaloi nisma nga ana e opozitës për votim të mosbesimit të Qeverisë. Mbledhjen e mbylli kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, me arsyetimin se për shkak të mungesës së kuorumit, nuk është hapur rendi i ditës dhe nuk mund të hapet debat për votim të besimit të Qeverisë. Paraprakisht, pas paqartësisë dhe ditës së bujshme, deputetët nga opozita u larguan nga parlamenti, por deklaruan se nuk e tërheqin nismën dhe kërkuan zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare për dalje nga kriza politike.

“Për shkak se nuk është hapur rendi i ditës nuk mund të hapet debat për votim të mosbesimit të Qeverisë. Konstatojmë se Qeverisë nuk i është votuar mosbesimi dhe në bazë të kësaj Qeveria vazhdon me përbërjen e plotë dhe me detyrat që i ka. Mbledhja për votim të besimit të Qeverisë ka përfunduar”, konstatoi mbrëmë Xhaferi.

Sipas procedurave të Rregullores, Xhaferi sqaroi se prej momentit të çështjes për besim të Qeverisë, Kuvendi ka të drejtë në ditën e tretë të debatit për çështjen e besimit të Qeverisë, parashtruar nga opozita me 61 nënshkrime.

“Duke e pasur parasysh se ata nuk patëm kuorum për qëllimin për të cilin ishte parashtruar kjo çështje rendi i ditës nuk është votuar për arsye se nuk është hapur rendi i ditës nuk mund të hapet debat për votim të mosbesimit të Qeverisë. Konstatojmë se Qeverisë nuk i është votuar mosbesim dhe në bazë të kësaj Qeveria vazhdon në përbërje të plotë dhe me detyrat që i ka. Konstatoj se materia e paraparë për këtë mbledhje është shterur dhe e përmbyll këtë mbledhje dhe konstatoj se mbledhja ka përfunduar. Qeverisë i dëshiroj sukses në ditët në vijim që i ka pushteti ekzekutiv”, deklaroi Xhaferi.

Në mbledhje, mbrëmë ishin të pranishëm vetëm përfaqësuesit e Qeverisë së kryesuar nga Zoran Zaevi.

Pasi që mbledhja u mbyll, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi para Kuvendit, në deklaratë për mediumet tha se qytetarët duhet të jenë të qetë sepse sonte fitoi Maqedonia euroatlantike.

“Fitoi Maqedonia me marrëdhënie të mira fqinjësore. Maqedonia në marrëdhënie të mira me SHBA-në, me BE-në, Maqedonia në marrëdhënie të mira mes bashkësive dhe i falënderoj të gjithë partnerët e koalicionit”, deklaroi Grubi, duke porositur se me këtë shumicë parlamentare mbetet i garantuar integrimi në Bashkimin Evropian.

I pyetur nëse “Alternativa” është partneri i ri, Grubi tha se janë të mirëseardhur të gjithë të cilët dëshirojnë që vendi të jetë i integruar në BE, të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore, paqe dhe stabilitet.

Paraprakisht, deputetët nga opozita u larguan nga Kuvendi, por siç deklaruan, nuk e tërheqin nismën për mosbesim të Qeverisë. Kërkojnë zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare për dalje nga kriza politike.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në emër të koalicionit mbrëmë para Kuvendit deklaroi se demokracia është shkelur dhe se pushteti po tenton me çdo çmim të mbetet në pushtet.

Në fillim të mbledhjes, dje paradite morën pjesë 61 deputetë, por kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e braktisi mbledhjen sepse, siç tha, nuk e mbështetë nismën dhe i bëri thirrje nënkryetarit të Kuvendit, Fadil Zendeli ta udhëheqë mbledhjen. Gjatë numërimit u konstatua se në mbledhje morën pjesë 60 deputetë, Deputetët nga partitë në pushtet LSDM dhe BDI nuk ishin prezentë në sallë, ndërkaq pa ta edhe pa Kastriot Rexhepin nga Besa i cili paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit, deputetët e opozitës së bashku me edhe dy deputetë të Besës ishin 60.

Sipas nenit 95 të Rregullores parlamentare, Kuvendi mund të vendosë nëse në mbledhje merr pjesë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve, përkatësisht 61

Previous Post

Gjendja e rrugëve

Next Post

E shoqëruar nga i dashuri, Bebe Rexha merr gjithë vëmendjen me dukjen elegante në dasmën e Paris Hiltonit

usrargument

usrargument

Next Post
E shoqëruar nga i dashuri, Bebe Rexha merr gjithë vëmendjen me dukjen elegante në dasmën e Paris Hiltonit

E shoqëruar nga i dashuri, Bebe Rexha merr gjithë vëmendjen me dukjen elegante në dasmën e Paris Hiltonit

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.