• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

21 fëmijë të hospitalizuar në spitalin në Kozle, rastet aktive shkojnë mbi 8000

usrargument by usrargument
10/11/2021
in Maqedoni
0
Në spitalin e fëmijëve në Kozle janë të hospitalizuar 19 fëmijë të infektuar me Covid
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 10 nëntor – Në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët – Kozle janë hospitalizuar 21 fëmijë të sëmurë nga Kovid-19, prej të cilëve dy janë në mbështetje të oksigjenit. Fëmijët e hospitalizuar janë të moshës prej dy muajsh deri në 16 vjet, deklaroi mbrëmë për MIA-n drejtori i atij institucioni shëndetësor publik Besnik Zeqiri. Ai potencoi se të gjithë fëmijët janë në gjendje të mirë të përgjithshme.

Për 10 ditë, numri i rasteve aktive u rrit për rreth 1.300. Në fund të tetorit kishte rreth 6.700 raste aktive, ndërsa dje ai numër arriti deri në 8.006.

Në 24 orëshin paraprak, ishin regjistruar 677 raste të reja prej 3.317 testimeve ose rreth 20 për qind, 13 persona vdiqën dhe 517 janë shëruan.

Nga rastet e saporegjistruara më së shumti ka në Shkup – 279, vijojnë Manastiri-86, Prilepi-34, Kumanova-30. Në qytetet tjera nën 30 të infektuar.

Nga 13 persona të vdekur: 5 të vdekur nga Shkupi (61, 70, 74, 80g dhe 86), dhe një i vdekur nga Koçani (83), Manastiri (79), Kumanova (76) , Prilep (87), Veles (77), Probishtip (73), Demir Hisar (47) dhe Kavadar (66). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 206.910, numri i të shëruarve është 191.649, numri i të vdekurve është 7.255 ndërsa numri i rasteve aktive është 8.006.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë flasin se përfshirja me një dozë vaksinë te popullata e rritur është 57 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 46 për qind e qytetarëve.
Në lidhje me aplikimin e vaksinave te e gjithë popullata, janë vaksinuar 39 për qind, ndërsa dy doza vaksinë kanë marrë 37 për qind e popullatës. Dozën e tretë e kanë marrë mbi 43.300 qytetarë.

Sipas statistikës botërore, deri tani me koronavirusin janë infektuar mbi 251 milion banorë, kanë vdekur mbi pesë milion, ndërsa janë shëruar më shumë se 227 milion njerëz.

Previous Post

Konventa nacionale e BE-së në Maqedoninë e Veriut do të mbajë sesion të Kapitullit 23 “Raport i ri i KE-së probleme të vjetra”

Next Post

Oda ekonomike me grant nga FIZHT ka siguruar makineri për katër kompani me vlerë gjysmë milioni euro

usrargument

usrargument

Next Post
Oda ekonomike me grant nga FIZHT ka siguruar makineri për katër kompani me vlerë gjysmë milioni euro

Oda ekonomike me grant nga FIZHT ka siguruar makineri për katër kompani me vlerë gjysmë milioni euro

Stay Connected test

Recent News

Aksident në magjistralen Tetovë-Gostivar, shoferi është lënduar rëndë

26/05/2022
Ali Ahmeti: Ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës ta përkrahin Shaip Kamberin

Ali Ahmeti: Ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës ta përkrahin Shaip Kamberin

26/05/2022

Jeton Shaqiri: Në vitin e ri shkollor nxënësit do të mësojnë me tekste digjitale e poashtu edhe të shtypura

26/05/2022
Mariçiq: Muaji qershor është vendimtar për hapjen e negociatave

Mariçiq: Muaji qershor është vendimtar për hapjen e negociatave

26/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort