Shkup, 22 dhjetor – Dita e parë e Krishtlindjes 25 dhjetori (e shtunë) është ditë jopune për qytetarët e konfesionit katolik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
MPPS qytetarëve të besimit katolik ua uron festën e Krishtlindjeve.