• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

50 vite pas rikthimit historik në OKB

usrargument by usrargument
06/11/2021
in Bota, Kina
0
50 vite pas rikthimit historik në OKB
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rezoluta 2758  e propozuar nga Shqipëria  në tetorin e vitit 1971  dhe e mbështetur nga një varg shtetesh të tjera , shërbeu për rikthimin e Kinës në OKB. Kjo ngjarje solli në kushte të barabarta në arenën ndërkombëtare zërin e popullit kinez dhe mundësinë e përballjes  së mënyrave të ndryshme të jetesës, të të konceptuarit të botës ku jetojmë dhe respektimit të pikpamjeve të  të tëra palëve në një tavolinë të përbashkët , ku problemet globale kanë  mundësi të trajtohen me paanësi dhe në mënyrë të balancuar. Zëri  I përfaqësueve kinezë në Kombet e Bashkuara ka qënë që në fillim një  zë I fuqishëm,  aktiv dhe real  në mbrojtje të interesave të kombeve të ndryshme të botës , me angazhim të plotë  dhe me  përkushtim me synim  mirëqënien e mbarë njerëzimit dhe përmisimin e cilësisë së jetës  të çdo qytetari të botës ku jetojmë.

Kina gjatë këtyre 50 viteve ka arritur një përparim historik duke u shndërruar në ekonominë e dytë më të madhe të botës. Gjatë periudhës 1980-2020, rritja reale e prodhimit të Brendshëm Bruto të Kinës është zgjeruar me një mesatare prej 9.3 % në vit . Kina  ka treguar norma të larta të rritjes ekonomike duke bërë që vendi  të jetë kontribuesi kryesor I rritjes globale.  Si rezultat I kësaj Kina do t’I afrohet Prodhimit të Brendshëm Bruto të SHBA-ve dhe do të tejkalojë atë të Unionit Europian në vitin 2026.Sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, prodhimi I Brendshëm bruto I Kinës në vitin 2026, do të arrijë në nivelin e  24 996 040 miliardë $ anerikanë . Zhvillimi ekonomik është rezultat I ritmeve të larta të rritjes së produktivitetit. Produktiviteti në periudhën 2008-2019 është rritur nga 13 021 $ amerikanë sipas PPP në 29 363 $ në vitin 2019. Ndërkohë që rritja mesatare në nivel global është rreth 2 % dhe në vendet e G-20 është rreth 2.4 % në vit.

Këto 50 vitet e fundit, shumë pak për historinë e popullit kinez, janë vite të mbushura me ngjarje, dukuri e zhvillime , të cilat kanë bërë të mundur që Kina të renditet midis vendeve që kalojnë nga vende në zhvillim , në ato të zhvilluara. Presidenti kinez Xi Jinping  në fjalimin për  jubileun e 50 të ripranimit të Kinës në OKB tha se “ Kina, pasi ka kaluar disa faza të rëndësishme të zhvillimit, shikon përpara që të jetë realisht midis vendeve të zhvilluara, me një rritje të shpejtë të të ardhurave të çdo qytetari, duke reformuar mënyrën e jetesës, duke rritur produktivitetin dhe duke përmisuar nga dita në ditë standartet e jetesës. Kina dhe populli I saj gëzojnë mirëqënien  që mjaft vende e popuj të tjerë synojnë  ta arrijnë .”

Për Kinën rëndësi të veçantë ka bashkëpunimi me kombe, vende dhe njerëz nga mbarë bota për më shumë paqe, zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet.Sovraniteti, siguria dhe zhvillimi janë tre piketat më të rëndësishme   të Kinës në arenën ndërkombëtare përballë politikës  së hegjemonizmit ndërkombëtar dhe dëshirës së pafrenuar për kontroll ndërkombëtar të burimeve natyrore,financiare dhe njerëzore. Si anëtar I përhershëm në Këshillin e Sigurimit, Kina është kontributori I dytë më I madh financiar në Kombet e Bashkuara. Ajo ka dërguar  më shumë se 50.000 trupa në operacionet paqeruajtëse të OKB-së.

Duke theksuar rëndësinë që  ka nxitja  e ndërtimit të bashkësisë me fate të  përbashkëta të njerëzimit, Presidenti kinez  nënvizoi  se kjo nuk synon që të zëvendësohet  një sistem me një tjetër a një qytetërim me një tjetër, por që vendet me sisteme të ndryshme shoqërore, me ideologji të ndryshme, me kultura të ndryshme historike dhe me nivele të ndryshme zhvillimi të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në çështjet ndërkombëtare dhe të përfitojnë sëbashku  nga ndërtimi I një bote më të mirë.

Tags: Kina
Previous Post

“Pa emocione dhe pa eufori”! Ahmeti tregon se çfarë po bën BDI pas paralajmërimeve për shumicë të re

Next Post

Mot relativisht i vranët dhe i ngrohtë me temperatura deri 24 gradë

usrargument

usrargument

Next Post

Mot relativisht i vranët dhe i ngrohtë me temperatura deri 24 gradë

Stay Connected test

Recent News

Neto paga mesatare në mars 31.080 denarë

20/05/2022
Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

20/05/2022

Të martën autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

20/05/2022
Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

20/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort