Shkup/Prishtinë, 7 mars – Gjatë vitit të fundit Kosova ka ndryshuar partnerët tregtarë. Serbia zinte vendin e parë për vlerën e produkteve në tregun e Kosovës, ndërsa gjatë 2023-shit prezenca e mallrave të saj ka rënë për rreth 50 për qind. Vendin e parë e ka marrë Shqipëria, e pas saj ndodhet Maqedonia e Veriut. Rënia e importit nga Serbia është diktuar nga masa e sigurisë, që Qeveria e ka vendosur në qershor të vitit të kaluar, për produktin final.
Produktet serbe kanë humbur primatin në tregun kosovar gjatë vitit të shkuar por edhe në fillim të këtij viti. Derisa në vitin 2022, Serbia ishte partnerja kryesore tregtare nga vendet e CEFTA-s, masat e sigurisë të vendosur nga Qeveria në qershor të 2023-s, e kanë zëvendësuar atë me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.
Ku “përjashtohet” Serbia, përfitojnë Shqipëria e Maqedonia e Veriut!
Blendi Hasaj, drejtor i Institutit GAP, tha se vetëm vitin e kaluar importet nga Serbia kanë rënë për 47 për qind.
“Nga 372 milionë euro importe nga ky vend (Serbia) në vitin 2022, gjatë vitit 2023 ato kanë rënë në 198 milionë euro apo për -47 për qind. Tek partnerët tjerë kryesorë fqinjë, vërehet një rritje e ndjeshme e importeve nga Shqipëria me +28 për qind krahasuar me vitin 2022, si dhe nga Maqedonia e Veriut me +10 për qind”, tha Hasaj.
Rritje të importeve, Hasaj ka thënë se ka pasur edhe nga Gjermania, Kina dhe India. Ai këtë e ndërlidh me importin e produkteve të naftës. Bazuar në të dhënat e Doganës, rënie të importit nga Serbia ka pasur edhe në fillim të këtij viti. Për dy muaj janë importuar mallra në vlerë 13 milionë euro.
Bazuar në të dhënat e Doganës, rënie të importit nga Serbia ka pasur edhe në fillim të këtij viti. Për dy muaj janë importuar mallra në vlerë 13 milionë euro. Viteve të fundit Kosova ka pasur rritje të importeve nga Shqipëria. Sipas të dhënave të Doganës, më 2022 janë importuar mallra në vlerë 255 milionë euro, ndërsa vjet janë importuar rreth 326 milionë euro. E, sipas të dhënave të Institutit GAP, gjatë vitit 2023 ka pasur rritje të importit edhe nga India, për 529 për qind. Nga 46 milionë euro sa ishte vlera e mallrave të importuara në 2022, vitin e kaluar kjo vlerë është rritur në mbi 292 milionë euro.
Edhe nga Gjermania ka pasur rritje të importit për 23 për qind, apo 140 milionë euro më shumë, si dhe nga Kina për 19 për qind, në atë që nënkupton se në tregun kosovarë hynë mallra kineze në vlerë 102 milionë euro më shumë.
Ndryshimet në kreun e listës së partnerëve tregtarë me Kosovën, imonojnë pyetjen nëse ka ardhur koha që të mendohet për një “Open Ballkan” por pa Serbinë. Është ky një shembull që tregon se rajoni jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht përfiton nga përjashtimi i Serbisë nga bashkëpunimi i ngushtë rajonal. Nëse jo përjashtim të plotë, atëherë vendeve të rajonit, si në aspekt ekonomik, poashtu edhe në aspekt politik, do u konvenonte që Serbinë ta mbajnë sa është e mundur më në distancë.
Në aspektin politik kjo është e levërdishme për shkak se Serbia ende nuk ka hequr nga aspiratat e saj pro-ruse. Sado që vendet e rajonit por edhe ato perëndimore shpresuan se Serbia do të distancohet nga ndikimi rus me kyçjen në iniciativa rajonale, madje edhe me dhënien e “primatit” në iniciativën “Open Ballkan”, kjo nuk ndodhi. Madje sentimenti rus vejn duke u foruar edhe në shoqërinë serbe edhe te kreu shtetëror serb, i cili shpreson se pikërisht në bazë të përkrahjes nga Rusia, do të mund të kthejë hegjemoninë në rajon, që kishte dikur në kuadër të Jugosllavisë. A ka shkas më të fuqishëm se ky që shtetet e rajonit të qëndrojnë në distancë sa më të largët të mundshme nga Serbia? Saigurisht që ka! Shkasi tjetër është ai i natyrës ekonomike. Serbia, falë hegjemonizmit që e përmendëm që ka pasur në kuadër të ish Jugosllavisë, brenda territorit të vetë ka ndërtuar kapacitete të fuqishme ekonomike me mjete të federatës jugosllave dhe falë atyre kapaciteteve të trashëguara nga ajo kohë, që i kanë financuar gjitha ish-republikat tjera jugosllave, sot e kësaj dite ka superioritet në shumë degë përballë vendeve tjera të rajonit.
Falë atyre të kapaciteteve, produktet serbe janë më atraktive, por edhe më konkurente në treg. Që do të thotë se rajoni nuk mund ta tejkalon këtë përparësi ekonomike të Serbisë, nëse kundrejt saj nuk vendos edhe masa të caktuara politike si e ka bërë Kosova. Bazë për një pozicionim të tillë, e që do të kishte edhe përkrahje të fortë perëndimore, sigurisht që mund të jetë afërsia e Serbisë me Rusinë, në kohën kur mbarë bota demokratike e ka izoluar Serbinë. Vetëm në atë mënyrë Serbia do të mund të sillet në pozitë të përcaktohet ose me Rusinë, ose me rajonin dhe Perëndimin, shkruan Zhurnal.
Asnjërit prej popujve dhe vendeve të rajonit nuk i konvenon pozita e tanishme e Serbisë për të përfituar edhe nga Rusia (e Kina) edhe nga Perëndimi. Falë këtij përfitimi nga të dyja anët, ajo ka përfituar edhe ekonomikisht, që pastaj ndikimin ekonomik ta shfrytëzon për të nxitur popujt përreth kundër njëri tetrit. Fundja, mmbajtja Serbisë në distancë nga iniciativat rajonale, krijohet hapësirë që aty të afrohen më tepër edhe vende anëtare të Bashkimit Evropian, si Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, që për shkaqe historike nuk parapëlqejnë afërsi me shtetin serb. Nuk ka nevojë që Serbia të përjashtohet, por duke njohur megalomaninë e shteti serb, ata vetë do të largohen nga iniciativa ku nuk e kanë primatin kryesor, siç është për shembull “Iniciativa e Berlinit”.
Kurti: Kosova nuk e sheh veten në “Open Ballkan”
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në shumë raste e ka shprehur qëndimin e tij kundër “Open Ballkanit”. Ai haptazi ka thënë se Kosova do të përfshihet në të gjitha ato nisma rajonale ku trajtohet barabartë. Dhe këtë barazi në trajtim si të gjitha shtetet tjera, Kurti tha se ka ofruar vetëm Procesi i Berlinit.
“Gatishmëria dhe interesimi ynë për bashkëpunim rajonal shprehet me mbështetjen tonë për procesin e Berlinit dhe angazhimin tonë në tregun e përbashkët rajonal. Në këtë bashkëpunim ne duam të kemi barazi të palëve e të cilin e gjejmë pikërisht në Procesin e Berlinit. Nuk duam zëvendësim të bashkimit evropian, si do që të quhet ai, qoftë kjo edhe Ballkan i hapur”, ka thënë Kurti.
Është shteti i Serbisë ai që duhet të hapet ndaj Kosovës ka theksuar në shumë raste kryeministri Kurti.
“Nuk besojmë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit, Ballkani nuk përbëhet vetëm nga 6 shtete në përgjithësi. Ballkani Perëndimor ende i paintegruar në BE përbehet nga 6 shtete me ç’rast këto s’mund të trajtohen bashkë, sepse kemi shtete që nuk e kanë dënuar dhe s’kanë vënë sanksione ndaj Rusisë”.
“Ka shtete në Ballkanin Perëndimor që janë në anën e Ukrainës, dhe kemi shtete si puna e fqinjit tonë verior që është në anën e federatës ruse dhe presidentit despotik të saj. Për të pasur Ballkan të Hapur, është Serbia ajo që duhet të hapet ndaj Kosovës”, tha Kurti duke aluduar qartë tek Serbia.
“Nëse një qytetar i Kosovës dëshiron të shkojë në Serbi dhe qoftë për të vizituar të afërmit në Preshevë, Medvegj e Bujanoc, apo për të kaluar transit nëpër atë shtet, nuk i pranohet pasaporta, nëse e tregon kartën e identitetit, ajo merret vetëm për t’i thithur të dhënat biometrike”, tha Kurti.
Kryeministri vazhdoi duke thënë se BE-ja është fati i Kosovës, ‘Evropa kontinenti ynë, dhe për këtë jemi të palëkundur’.
“E mbështesim qëndrimin amerikan se s’mund të ketë Ballkan të Hapur të themeluar si iniciativë përderisa s’janë 6 shtete, është mirë një herë të shikohet a janë të 6 shtetet. Të mos e mundojnë as veten e tyre, sepse nëse nuk janë 6 shtetet nuk ka Ballkan të Hapur”, tha kryeministri Kurti.
I pyetur për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciç, se mund t’i japin Kosovës energji elektrike, në këmbim për thëngjill, Kurti tha se “Presidenti i Serbisë bën mirë që të orientohet në introspeksionin e shoqërisë dhe shtetit atje dhe të heq dorë nga mohimi i masakrës së Reçakut. Përderisa nuk pranojnë Kosovën e pavarur i mohojnë dhe krimet e Millosheviçit. Serbia ta ketë një vetëkritik që të kemi paqe të qëndrueshme”.
Si lajm të mirë, kryeministri Kurti e përmendi dështimin e vizitës së ministrit të jashtëm të Rusisë, Lavrov, në Beograd, “duke ju falënderuar tre anëtarëve të NATO-s, Bullgarisë, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi”.
Dhe lajmi i dytë i mirë i theksuar nga kryeministri në këtë takim ishte vizita e kancelarit gjerman Scholz e cila do të ndodhë të premten e 10 qershorit, “për një lloj freskimi për procesin e Berlinit”.
Ndërsa për raportet me Shqipërinë dhe Kryeministrin Edi Rama, Kurti tha se i ka të shkëlqyera.
“Ndërkaq me Shqipërinë kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe pas dy javëve kemi një mbledhje të përbashkët të dy qeverive”.
Duke shtuar se së “kemi dhënë propozimin tonë që Ballkani Perëndimor të jetë bashkë në një iniciativë të llojit CEFTA, sipas modelit EFTA”./Zhurnal