• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

AFP: Dorëheqja e Zaevit sjellë pasiguri të re në skenën politike në Ballkan

usrargument by usrargument
04/11/2021
in Maqedoni
0
Nuk ka ndryshim të qëndrimit dhe zvarritje të dorëheqjes së Zaevit
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 4 nëntor – Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi kryeministri Zoran Zaev deklaroi se do të japë dorëheqje pas rezultateve të dobëta të partisë së tij në zgjedhjet lokale, shkruan AFP për zhvillimet e fundit në vend. “Paralajmërimi i befasishëm i Zaevit vendosi një pasiguri të re në skenën politike ballkanike, ku autokratët njihen për konsolidimin e pozitave të pushtetit dhe ku dorëheqjet vullnetare janë një gjë e rrallë”.

https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk

Në komentin, pjesë të të cilit transmeton BGNES, theksohet se në kushtet kur kryeministri Zaev ende nuk e ka shpallur datën e largimit, kur pasardhësi i tij nuk dihet dhe ka konfuzion të shtuar, partia opozitare VMRO-DPMNE propozon zgjedhje të shpejta parlamentare, duke pretenduar se vetëm nëpërmjet tyre do të sigurohet një lëvizje e qëndrueshme përpara.

Në tekst theksohet se Zaev u zgjodh kryeministër në vitin 2017, pas “10 viteve të qeverisjes së së djathtës të udhëhequr nga Nikolla Gruevski, qeveria e të cilit u trondit nga skandali i madh i përgjimeve, të cilën e ekspozoi vetë Zaevi”.

“Paralajmërimi befasues i dorëheqjes dhe rezultateve të këqija të partisë së tij LSDM në zgjedhjet e fundjavës së kaluar, erdhi pas disa muajsh rënie të popullaritetit të kryeministrit, pasi ai luftoi për të mbajtur ekonomi normale të vendit të prekur nga pandemia e Kovid- 19 dhe në kushtet kur negociatat për anëtarësimin eventual (të vendit) në BE janë në ngecje”, vlerëson “Frans Pres”.

Agjencia thekson se pasi Zaevi paralajmëroi se planifikonte të jepte dorëheqjen, aleatët e tij politikë kërkuan nga ai ndryshimin e vendimit, duke e vlerësuar atë si të nxituar dhe duke kujtuar se koalicioni qeverisës i LSDM-së “me partinë më të madhe që përfaqëson pakicën etnike shqiptare ende ka shumicën në Kuvend”

Previous Post

Babë e bir nën hetim pas zbulimit të një punëtorie të improvizuar për armë në Shkup

Next Post

Takimi i parë zyrtar, ambasadorja e SHBA Yuri Kim takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

usrargument

usrargument

Next Post
Takimi i parë zyrtar, ambasadorja e SHBA Yuri Kim takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Takimi i parë zyrtar, ambasadorja e SHBA Yuri Kim takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.