Shkup, 10 nëntor – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, k njoftuar opinionin se katër deputetët e kësaj partie nesër do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë. “Për ne kishte një pengesë substanciale, tani Apasiev e ka tërhequr nënshkrimin dhe katër deputetët tanë do të votojmë për rrëzimin e Qeverisë. E dëgjuam zërin e opinioni aktivistëve dhe e sollëm këtë vendim”, deklaroi Gashi, shkruan Zhurnal.
Ai tha se me këtë mbyllet një faz, kurse pastaj për formimin e qeverisë së re do të zhvillohen negociata plotësuese.
“Ajo që mud të garantoj është se Alternatva nuk do të jetë pjesë e një qeverie e cila nuk e deklaron qartë kursin e saj euroatlantik”, theksoi Gashi.
Ai vlerësoi se për momentin nuk është mirë të ketë zgjedhje të shpejta të parakohshme, sepse vendi përballet me krizë energjetike, si dhe me mundësi për të hapur negociata me BE-në.