• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Ageler: Korrupsioni dukshëm është sfida më e madhe me të cilën përballeni

usrargument by usrargument
06/12/2022
in Maqedoni
0
Njihuni më shumë me ambasadoren e re amerikane që premton se do ‘shkund’ korrupsionin në vend
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 6 dhjetor– Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler sonte theksoi se është konfuz procesi për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke potencuar se korrupsioni dukshëm është sfida më e madhe me të cilën përballet Maqedonia e Veriut.

“E shihja si konfuz kur ndodhi dhe ende e shoh kështu. Shumë gjëra nuk u përgjigjën. Kjo nuk ka lidhje me njeriun që u zgjodh, kjo ka të bëjë me procesin, procesi i shërben krijimit të atij besimi, që tani është tetë për qind në gjyqësor, ndërsa duhet të jetë së paku numër dyshifror. Nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht, nuk mund të paragjykoj se si ishte procesi, por ngjall kuriozitet”, theksoi Ageler, duke iu referuar procesit për zgjedhjen e shefit të ri të PTHP NKOK, në intervistë për televizionin “Sitel”.

Ajo, duke folur për korrupsionin në vend tha se mendimi i saj është reflektim i asaj të cilën e thonë njerëzit e këtij vendi, se korrupsioni dukshëm është sfida më e madhe me të cilën përballet RMV-ja.

“Dhe veçanërisht siç ecën drejt Bashkimit Evropian, siç ecën drejt anëtares së plotfuqishme të familjes evropiane, që t’i zbatojë reformat dhe ta hapet për investime, të cilat mendoj se duhet të shihen, të hapet për turizëm të huaj, për integrim të plotë në bashkësinë evropiane, unë besoj se kjo do të kërkojë adresim serioz të problemit me korrupsionin”, potencoi Ageler.

Ambasadorja theksoi se korrupsioni nuk është vetëm ryshfet. Korrupsioni, siç theksoi, paraqitet në shumë forma.

“Siç po udhëtoj nëpër vend dhe flas me njerëz të rëndomtë, ata flasin për korrupsion gjithnjë kur duhet të vizitojnë mjekun, gjithnjë kur punojnë, gjithnjë kur fëmija i tyre duhet të regjistrohet në ndonjë shkollë. Sinqerisht, korrupsioni solli atë që unë mendoj se është katastrofë e vërtetë për këtë vend dhe që aq shumë të rinj nuk duan të qëndrojnë këtu”, tha Ageler.

Ajo duke folur për mbështetjen të cilën SHBA-ja e ka dhënë për gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut tha se, pas të gjithave që janë bërë e dhëna për besimin në gjyqësor është dëshpëruese.

“Mendoj se është thellësisht zhgënjyese. Edhe në këtë kohë që kam qenë këtu, ndërsa sot bëhet një muaj, kam parë gjëra që janë konfuze, problematike dhe siç thashë në Tuiter, ajo është një zhgënjim i madh. Po flasim për dekada investimesh. Bëhet fjalë për miliona e miliona dollarë të paguar nga taksapaguesit e SHBA-së për të investuar në gjyqësorin e këtij vendi. Ne, por edhe më shumë njerëzit e këtij vendi, meritojnë të shohin kthim të atij investimi”, potencoi Ageler, duke iu referuar gjithë ndihmës që SHBA-ja ka dhënë në periudhën e kaluar për përparimin në sektorin e gjyqësorit.

Njëherësh, Ageler në Tuiter sot publikoi se një ekip për sanksione nga Uashingtoni ka mbërritur në vend që të bëjë mbikëqyrje më agresive të akterëve të mëparshëm dhe të tanishëm të korruptuar, dhe t’i shqyrtojë të gjitha përgjigjet e mundshme.

“Sektori gjyqësor në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për më shumë hetime dhe ndjekje, që të dëshmohet se askush nuk është mbi ligjin”, nënvizoi Ageler.

Previous Post

Sveçla: Grupe të organizuara dhe individë të maskuar sulmuan zyrtarët në veri

Next Post

Sekretari i Sigurisë Kombëtare: kufijtë nuk mjaftojnë më për të mbrojtur SHBA-në

usrargument

usrargument

Next Post
Sekretari i Sigurisë Kombëtare: kufijtë nuk mjaftojnë më për të mbrojtur SHBA-në

Sekretari i Sigurisë Kombëtare: kufijtë nuk mjaftojnë më për të mbrojtur SHBA-në

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.