• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Albanian Post: Makroni kërkon të hapen bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit

usrargument by usrargument
10/11/2021
in Maqedoni, Shqipëri
0
Albanian Post: Makroni kërkon të hapen bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 10 nëntor – Presidenti i Francës, Emanuel Makron, iu ka dërguar letra të gjithë ambasadorëve francezë në vendet e Bashkimit Evropian, në të cilat kërkon nga ai që intensivisht të punojnë për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, transmeton Albanian Post.

Portali shqiptar sipas burimeve të tij nga Pallati i Eliseut, shkruan se Makroni ka vendosur dy data. Data e parë për zgjidhjen e problemit ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është 14 dhjetori, gjegjësisht deri atëherë dy vendet ballkanike duhet të arrijnë marrëveshje për veton bullgare për Maqedoninë e Veriut, që është pengesë për hapjen e bisedimeve edhe për Shqipërinë.

Data e dytë e vendosur nga Makroni, është 31 dhjetori. Deri në fund të vitit sipas Allbanian Post, presidenti i Francës ka kërkuar hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Simbolika e 14 dhjetorit ka lidhje me takimin e shefave të vendeve të BE-së. Nëse marrëveshja arrihet deri në këtë datë, atëherë Unioni do të mundet ta vërtetojë fillimin e bisedimeve për Tiranën dhe Shkupin.

Ambasadorët francezë në BE i pret agjendë intensive e takimeve deri më 14 dhjetor.

Albanian Post në analizën e tij edhe shton se ky është një nga hapat më konkret që merret nga një vend anëtar i BE-së për hapjen e bisedimeve. Shkaku kryesor për këtë shtytje nga Parisi zyrtar është fakti që Franca e ndërmerr kryesimin me Unionin nga 1 janari i vitit 2022. Parisi nuk dëshiron të ndërmerr një problem të vjetër të pazgjidhur, thekson portali.

Për këtë iniciativë Makroni ka marrë leje nga liderët e vendeve udhëheqëse në BE, në mesin e të cilave edhe nga kancelarja gjermane në largim Angela Merkel.

Albanian Post shkruan edhe se Maqedonia e Veriut tani është në një situatë të paqartë politike. Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, por kjo zyrtarisht ende nuk është bërë, ndërsa pritet edhe votëbesimi i Qeverisë së tij në Parlament.

Previous Post

Kryeministri holandez Rute mbërriti për vizitë në vend, vijon takimi në Qeveri me Zaevin

Next Post

Xhaferit i ka arritur kërkesa për tërheqjen e nënshkrimeve nga 17 deputetë

usrargument

usrargument

Next Post
Xhaferit i ka arritur kërkesa për tërheqjen e nënshkrimeve nga 17 deputetë

Xhaferit i ka arritur kërkesa për tërheqjen e nënshkrimeve nga 17 deputetë

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.