• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Shqipëri

Ambasadorja Kim: Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë brenda ose jashtë Shqipërisë, pozita e SHBA ndaj Shqipërisë nuk ka për të ndryshuar

argadmin by argadmin
16/11/2021
in Shqipëri
0
Ambasadorja Kim: Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë brenda ose jashtë Shqipërisë, pozita e SHBA ndaj Shqipërisë nuk ka për të ndryshuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Në emër të Amerikës”, kështu titullohet ekspozita e hapur në sheshin “Skënderbej” në kuadër të 75-vjetorit të largimit të misionit amerikan “Në emër të Amerikës” nga diktatura komuniste. Ekspozita është vizituar dhe nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, e cila ka mbajtur dhe një fjalë të rastit.

Ambasadorja Kim kujtoi qëndrimin e Presidentit Ëilson për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur me rënien e perandorisë osmane, teksa theksoi se pavarësisht se çfarë mund të ndodhë brenda ose jashtë Shqipërisë, pozita e SHBA-ve nuk do të ndryshojë.

“Këtë vit festuam dhe 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Të gjithë jemi në dijeni për fillimin e këtyre marrëdhënieve me rënien e perandorisë osmane. Jam shumë krenare si amerikane që ishte presidenti Wilson që tha se Shqipëria është një vend, është një komb dhe meriton të jetë e pavarur dhe e lirë.
SHBA-të nuk janë lëkundur kurrë, ju e meritonit të ishit një vend i lirë dhe i pavarur. Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë brenda ose jashtë Shqipërisë, kjo pozitë nuk ka për të ndryshuar. Pas përfundimit të LIIB, një mision vëzhguesish amerikanë ishin vendosur në Tiranë për të rivendosur marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, por qeveria komuniste ishte kundër. Diktatura komuniste filloi të mbyllte vendin, duke ndërtuar qindra bunkerë të panevojshëm.
Kjo është arsyeja pse është dhe kjo ekspozitë sot, komunistët nuk donin vetëm ta mbyllnin vendin fizikisht, por edhe shpirtërisht. Ajo që ndodhi ishte që me qindra persona filluan të persekutoheshin duke i dërguar në kampe përqendrimi. Është një histori persekutimi dhe brutaliteti, por gjithashtu një histori qëndrese dhe dinjiteti.
Është e rëndësishme të kujtojmë gjithë këta njerëz, gjithë ato tmerre që këta njerëz kanë kaluar, të kujtojmë ato burra dhe gra.
Demokracia që kemi sot mund të mos jetë perfekte, mund të mos jetë e plotë, por është e rëndësishme të kujtojmë se ajo është blerë përmes gjakut e djersës. Është një gjë e çmuar dhe të gjithë ne duhet ta mbrojmë atë”, deklaroi ambasadorja Yuri Kim.

Previous Post

“Ti prodhon vetëm helm!”/ Balla i ashpër me Grida Dumën: Sa herë flet vetëm fyen

Next Post

Tre shenjat e Horoskopit që gënjeshtrën e kanë në gjak

argadmin

argadmin

Next Post
Tre shenjat e Horoskopit që gënjeshtrën e kanë në gjak

Tre shenjat e Horoskopit që gënjeshtrën e kanë në gjak

Stay Connected test

Recent News

Neto paga mesatare në mars 31.080 denarë

20/05/2022
Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

20/05/2022

Të martën autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

20/05/2022
Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

20/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort