• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Analiza

Analizë: A do ta arsyetojë Alternativa hapësirën e madhe që e fitoi në Qeveri?

usrargument by usrargument
22/12/2021
in Analiza, Maqedoni, Rekomanduar, TOP LAJM
0
Zhurnal mëson: Alternativa fiton dy ministri, Shëndetësinë dhe Shoqërinë Informatike
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 22 dhjetor – Deri në formimin e qeverisë së re kanë mbetur edhe tri javë, nëse është e saktë se do të formohet nga mesi i janarit. Risi më e madhe në këtë qeveri pritet të jetë Alternativa, e cila është partia qëka marë më së shumti poste deri me tani me katër deputet. Parashtrohet pyetja se a do ta arsyetojë Alternativa këtë hapësirë të fituar.

Nuk do ta kenë lehtë, sepse sfidat janë të shumta. Ministri i ri i shëndetësisë, Bekim Sali, mund të thuhet se vjen në post bashkë me variantin e ri Omicron, që po bën kërdinë nëpër botë dhe po përhapet me shpejtësi të madhe. Deri atëherë me siguri do të ketë arritur edhe në Maqedoninë e Veriut, që gjithsesi se do të jetë një sfidë shumë e madhe, për një ministër të sapozgjedhur. Sali deri tani nuk ka asnjë ditë përvojë paraprake në ekzekutiv dhe kjo mund të jetë mangësi, mirëpo nëse suksesin e treguar në sferën e shëndetësisë private, si stomatolog, e gërsheton me suskes në ekzekutiv, si ministër, atëherë mund të presim rezultate nga puna e tij.

Me sfida poashtu të vështira, do të përballet edhe ministri i ri për Shoqëri Informatike, Admirim Haliti. Ata që e njohin thonë se aftësitë e veta i ka dëshmuar si drejtor në Radiodifuzion, gjatë pjesëmarrjes së parë të Alternativës në qeveri. Mirëpo tani do të përballet me problem edhe më të mëdha, shkruan Zhurnal.

Administrata publikë në Maqedoninë e Veriut është e stërngarkuar, kurse disa vlerësime thonë se ka arritur numrin 200 mijë. Është një administratë dhjetëfish më e madhe se sa që i nevojitet një vendi të vogël si Maqedonia e Veriut, që vështirë që ka më shumë se 1.5 milion banorë. Një zvogëlim drastik I administratës, konform nevojave, më tepër i takon teorisë se sa mund të realizohet në praktikë, sepse do të shkaktonte një tërmet të vërtetë në shoqëri. Mirëpoe dhe gjendja aktuale nuk mund të tolerohet më tepër. Administrata voluminoze është bë një barrë e rëndë mbi kurrizin e shtetit, ekonomisë dhe qytetarëve, sa që një lehtësim është i domosdoshëm, sepse me kaq numër të madh të buxhetarëve, asnjëherë nuk do të vijnë në rendë dite projektet e mëdha kapitale .

Për një kuadër të mirëp përgatitur, kjo nuk është vetëm sfidë dhe vështirësi, por është edhe një mundësi për të treguar aftësi meaxhuese. Në fund të mandatit të Admirim Halitit, sado që të zgjasë, do të shohim nëse do të dalë e para, apo e dyta.

Alternativa mer edhe postin ministror të diasporës, apo siç quhet zyrtarisht, Ministria pa resor përgjegjëse për diasporën. Duhet të konsiderohet si hap mjaft i qëlluar që ky post shkoi për një kuadër si Xhemail Çupi, që vjen nga një qytet si Dibra, që ka trefish më shumë banorë në diasporë, se sa në vendlindje. Dibra ka diasporën e vetë edhe në vendet evropiane, por edhe në Amerikë, Kanada, Australi, e gjetiu. Diaspora dibrane nuk duhet të jetë çështja e vetme me të cilën duhet të meret Çupi, por sigurisht që është një pikënisje e mirë për të filluar kontaktet me gjithë diasporën, pa marë parasysh se nga cili qytet ose fshat janë ata me prejardhje.

Ministria e diasporës, si ministri pa resor, fillimisht është një ministri formale, se sa me ndonjë peshë reale. Mirëpo në rast se Çupi tregon aftësi të nivelit të duhur, edhe kjo ministry ofron mundësi të pakufizuara për të zhvilluar aktivitete që janë edhe në dobi të diasporës edhe në dobi të Maqedonisë së Veriut. Edhe aty sfidat janë të shumta, sepse tani ka filluar të arrijë gjenerata e tretë dhe e katërt e mërgimtarëve, të cilët të lindur dhe shkolluar në vendet perëndimore, po kyçen me shumë sukses në të gjitha sferat shoqërore të atjeshme. Nëse ministri i diasporës arrin që një pjes ëtë suksesit të tyre ta sjellë në vendlindje, atëherë i bëhet “hallall” që Qeveria u zgjerua edhe me një ministri shtesë./Zhurnal.mk

Previous Post

Fillon realizimi i projektit për promovimin e Strugës dhe Pogradecit si destinacione turistike

Next Post

Gjykata e Apelit e liron nga burgu Sasho Mijallkovin me garanci prej 11 milionë eurove

usrargument

usrargument

Next Post
Gjykata e Apelit e liron nga burgu Sasho Mijallkovin me garanci prej 11 milionë eurove

Gjykata e Apelit e liron nga burgu Sasho Mijallkovin me garanci prej 11 milionë eurove

Stay Connected test

Recent News

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

25/05/2022
Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

25/05/2022
Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

25/05/2022

KSI përgatitet për lijën e majmunëve, kërkon blerjen e testeve dhe trajtimeve

25/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort