Shkup, 11 nëntor – Kriza politike në Maedoninë e Veriut duket se po thellohet edhe më shumë, e kjo si pasojë se në momentet e fundit opozita “dështoi” që ti sigurojë numrat e mjaftueshëm për ta votuar mocionin e votbesimit, por që kjo ende nuk ka mbaruar, e në rast se ata nuk arrijnë që ta bëjnë të njejtën, atëherë do të paraqiten disa skenarë që mund të shkaktojnë polarizime të fuqishme në skenën politike të vendit tonë.
Mënyra se si janë zhvillluar dhe po zhvillohen ngjarjet të bënë të mendosh se kriza politike është pjesë e pandashme e pluralizmit në Maqedoninë e Veriut, pasi që në fillesat e saj vendi ynë nuk po gjen ende paqe dhe stabilitet, ku ne vazhdimisht prodhojmë kriza, e pasojat e së cilës po i vuajn të gjithë, e kjo është edhe një nga arsyet se pse vendi ynë vazhdon që të vuaj nga një ekonomi e brishtë, probleme sociale dhe eksod të qytetarëve të saj, shkruan Zhurnal.
Kriza që përfshiu Maqedoninë e Veriut në vitin 2015-16, ishte një nga më të rëndat në historinë e vendit tonë, por që u besua se kapërcimi i saj do të jetë i fundit që po kalon shoqëria e jonë, pasi pasojat e së cilës vazhdojnë që të ndihen edhe sot, e ajo është pjesë e nënndergjegjes së qytetarëve e cila ngajll frik të vazhdushme tek ata, se mos e njejta gjë do të na përsëritet. Duket se frika e qytetarë po materializohet vetëm 5 vite nga ajo e fundit, ndonëse rrethanat politke janë më të ndryshme se më herët, por zhvillimi i tyre të bënë të mendosh dhe në të njejtën kohë të frikësohesh se po shkohet në atë drejtim, ku kriza politike po thellohet nga çasti në çast, e kjo po e bënë të vështirë që të parashikohet se si do të rrjedhin ngjarjet në orët apo ditët në vazhdim, por që sinjalet janë jo premtuese.
Formimi i një shumice të brisht që ndodhi vetëm një vit më parë paralajmroi se kjo qeveri do të ketë mungesë të stabilitetit, e kjo u vërtetua me sfidën e parë me të cilën u ndesh ajo, e që ishin zgjedhjet lokale, ku njëri anëtarë i kalocionit paralamroi daljen nga ekzekutivi, e kjo automatikisht nënkuptonte rrëzimin e qeverisë, shkruan Zhurnal.
Duke besuar se opozita i ka numrat për të votuar mocion mosbesimi, ata thirrën seancë e cila u caktua për në ditët e sotme, ku sipas tyre do të merrte fund regjimi hibrid dhe i kriminaliaur i LSDM-BDI, e me rëniene tyre do të shpëtonte vendi dhe do tu kthehej liria qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Jo më kot kanë thëne se e ardhmja është vështirë e parashikueshme dhe ajo nuk ngurron të na prodhojë surpriza, e kjo u vërtetua edhe sot, ku njëri nga deputete e opozitës shqiptare që kishte nënshkruar për rrëzimin e qeverisë, deklaroi se ai nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme për të votuar shkarkimin e qeverisë, e kjo deklaratë e tij ishte një rrufe në qiell të pastër që shtangu jo vetëm opozitën por edhe oponionin publik në vendin tonë.
E gjendur në këtë situatë të paparashikueshme dhe të jashtëzakonshme, opozita deklaroi se ajo ka numrat për të zëvendësuar të njejtin, por që në të njejtën kohë ajo lëshoi akuza të rënda ndaj qeverisë, të cilët shkuan deri aty ata deklarua se deputeti që ishte tërhequr ishte marrë peng nga pushteti, dhe që të njejtët po përdornin metoda komuniste për ta mbajtur qeverinë. Sitauta e krijuar gjithëmonë në rast se opozita dështon që të zëvendësoj deputetin që u tërhoq apo të rrëzoj qeverinë, atëherë paraqiten disa skenarë të cilët mund të krijojnë sitata tejet të vështira dhe të tensionuara, e pasojat e së cilës mund të jenë shumë të rënda dhe me ndikim afatgjata.
Skenari i parë ka të bëjë me mundësinë që vendi ynë të përfshihet nga protesta masive të organizuara nga opozita për ta rrëzuar qeverinë, e cila po vlesrohet si jo lgegjitime, e kjo mund ta zhysë vendin në një spirale shumë të rezikshme e cila në variantin më negativ mund të prodhoj një konflik të brendëshme, i cili do të ishte shkatërrimtar për vendin tonë. Si pretekst shtesë mund të përdoret edhe akuzat që po qarkullojnë nga udhëheqësit e opozitës, se deputeti në fjalë është rrëmbyer me qëllim që ti pamundësohet marrja pjesë në seancë, e kjo mund të bëjë që protestat të jenë të dhunshme dhe në të njejtën kohë të prodhojë një pasiguri dhe destabilitet të fuqishmë me pasoja të pa llogaritshme për të ardhmen e vendit tonë.
Varianti i dytë mund të lidhet me mundësinë e zgjerimit të shumicës aktuale, ku si pjesë e saj mund të jenë Lëvizja Besa dhe Alternativa, e kjo do ti jepte fuqi dhe siguri më të madhe ekzekutivit aktual, e që në këtë mënyrë edhe mund të shmanget apo edhe të amortizohet thellimin e krizës poltike në vend. Varianti për zgjerimin e shumicës me parti nga opozita është deklaruar dhe premtuar shumë kohë nga ekzekutivi, por që e njeta nuk ka ndodhur, e që do të ishte e vështirë që në rrethanat në të cilët tani po kalon vendi të ndodhë diçka e tillë, por përsëri çdo mundësi ngelet e hapur. Ky variant mund të ishte shpëtimtar për qeverinë LSDM-BDI, e që në të njejtën kohë do tu jepte mundësi atyre për të rukuperuar humbjet që pësuan në zgjedhjet lokale dhe për tu përgatitur për zgjedhjet e reja të përgjithshme që janë të pashmangshme.
Një vartiant tjetër, mund të jetë krijimi i një shumice të re mes partive të pozitës dhe opozitës ku bartësit kryesor të saj do të ishin VMRO-DPMNE dhe BDI, por që pjesë e saj mund të jenë edhe Alternativa apo Lëvizja BESA, e kjo do të krijonte një ekzekutiv të qëndrueshëm që po konsiderohet si një alternativë ndaj formatit aktual, e që e njejta mund të jetë edhe një mundësi për ti dhënë fund krizës politike në të cilin është futur vendi ynë dhe për tu përgatitur për zgjedhjet që janë të pa shmangshme. Situata e krijuar len pak hapësirë që e njeta të ndodhë, por duke marrë parasysh faktin se po flitet për politik dhe për Maqedoninë e Veriut, e kjo nënkupton se këu çdo gjë është e mundur, qoftë edhe ato gjëra që për botën janë utopike, por për ne janë të realizueshme, shkruan Zhurnal.
Këto janë disa nga skenaret që mund të lindin si pasojë e situatës aktuale, por që duhet të jemi realist se vendi ynë është një një krizë të thellë politike, e që mundësit e reja mund të ndikojnë pozitivish dhe ta zgjidhin atë, por gjithashtu duhet pasur parasysh se ato mund ta komplikojnë edhe më shumë situatën e brisht në të cilin ndodhet vendi ynë.///Zhurnal.mk