Shkup, 8 nëntor – Kryeministri ende në detyrë, Zoran Zaev, ende nuk ka dorëzuar zyrtarsht në Kuvend dorëheqjen që e paralajmëroi më 31 tetor, menjëherë pasi u bënë të ditura rezultatet e zgjedhjeve lokale.
Që nga ajo ditë, Zaev nuk ka pasur ndonjë paraqitje, deri më sot kur u prononcua përmes Facebookut lidhur me zhvillimet në vend, pas tentimeve për krijim të shumicës së re parlamentare.
Prononcimi i tij i sotëm, nga një pjesë jo e vogël e opinionit u vlerësua si krijim i terenit për ta tërhequr dorëheqjen dhe krijim të alibit për të mbetur edhe më tutje kryeministër, e ndoshta edhe kryetar i LSDM-së, shkruan Zhurnal.mk.
“Këto ditë jemi dëshmitarë të kërcënimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe të barabartë, qetësisë së qytetarëve brenda dhe marrëdhënieve të mira me fqinjët”, ka shkruar Zaev. Në këtë mënyrë, ai debatin e hedh në teren tjetër – të rrezikimit të marrëveshjeve-shtylla kryesore të stabilitetit, duke u munduar ta defokusojë vëmendjen nga rezultati i dobët në zgjedhjet lokale, që ishin edhe shkak për dorëheqjen e tij.
Këtë përshtypje ai e forcon edhe me pasusin në vijim, ku thekson se ekziston shumicë që e përkrah qeverinë dhe duke ndezur alarmin edhe për rrezikimin e vlerave themelore dmokratike në vend dhe duke këruar përkrahjen e qytetarëve në mbrojtjen e këtyre vlerave.
“Por ky vend ka popullin, qytetarët, demokratët, luftëtarët, politikanët dhe partitë e veta që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të kapin dhe shkatërrojnë përsëri vendin.
Kauza jonë është edhe civile edhe shtetërore. E di që shumica e qytetarëve tanë dhe shumica e deputetëve tanë qëndrojnë me krenari pas kësaj kauze. Demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona”, ka përfunduar Zaev.
Deklarata e Zejdit, ngroh shpresat e Zaevit
Prononcimi i Zaevit në facebook erdhi pas deklaratës së deputetit Skender Rexhepi, me çka u bë e ditur se “shumica e re” nuk i posedon numrat për të rrëzuar qeverinë me mocion në Kuvend.
Ndoshta kjo situatë shihet nga Zaev si mundësi për të arritur një fitore poltike ndaj VMRODPMNE-së, një javë pasi humbi betejën në zgjedhje lokale.
Për Zaevin me siguri që më e preferuar do të ishte të japë dorëheqje dhe qeveri të re të formojë një përfaqësues tjetër i LSDM-së. Problemi është se matematikat janë ngatërruar te ekuacioni matematikor 60-60.
Nëse jep dorëhqje Zaev, bie qeveria, Nëse bie qeveria vështirë se do të mund të funksionojë në dorëheqje më shumë se dy-tre muaj dhe do të deyrohej vendi të shkojë në zgjedhje të shpejta, gjë që për momentin nuk i konvenon LSDM-së.
Çka nëse Zaev nuk e tërheq dorëheqjen?
Do të krijohej një situatë për LSDM-në bazuar në moton zgjedhore të Lëvizjes Besa “Me ka krejt”, ku dobia dhe rreziku do të udhëtonin njëri pranë tjetrit bashkë me kryeministrin Zaev. Në rast se do të arrinte ta mbajë qeverinë së paku në gjashtë muajt e ardhshëm, ai do të kishte kohë të mjaftueshme për të konsolidur radhët edhe në Qeveri edhe në LSDM, për të përmirësuar gabimet, si dhe për të bë freskimet e duhura kadrovike, që mund ta kthejnë entuziazmin në strukturat e LSDM-së.
Por nëse opozita maqedonase, e trimëruar nga rezultati zgjedhor arrin të mobilizojë masë të nevojshme për protesta që do ta rëzonin Qeverinë, atëherë dëmi do të ishte afatgjatë për LSDM-në.
Rrëzimi eventual i qeverisë së Zaevit përmes një “revolucioni” eventual të nxitur nga VMRO-DPMNE-ja, do ta dëmtonte LSDM-n në periudhë afatgjate, kurse nga Zaevi mund të krijonte një figurë me imazh pak a shum si Gruevski. Ky është dëmi që mund ta pësojë LSDM, e që do të ishte më i madh se “hajri” i kalkuluar nëse Zaev nuk jep dorëheqje,
Rrëzimi eventual i qeverisë së Zaevit përmes një “revolucioni” eventual të nxitur nga VMRO-DPMNE-ja, do ta dëmtonte LSDM-n në periudhë afatgjate, kurse nga Zaevi mund të krijonte një figurë me imazh pak a shum si Gruevski. Ky është dëmi që mund ta pësojë LSDM, e që do të ishte më i madh se “hajri” i kalkuluar nëse Zaev nuk jep dorëheqje, shkruan Zhurnal.mk.
.