• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Analiza

Analizë/ Dibra në prag të rrethit të tretë të zgjedhjeve, Bekim Pocesta ngelet favorit për të fituar

usrargument by usrargument
02/11/2021
in Analiza, Maqedoni, Rekomanduar, TOP LAJM
0
Analizë/ Dibra në prag të rrethit të tretë të zgjedhjeve, Bekim Pocesta ngelet favorit për të fituar
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 2 nëntor – Në Dibër zgjedhjet lokale ende nuk kanë përfunduar, e kjo si pasojë e përsëritjes së votimit me 31 tetor në vendvotimin 0543, por që edhe përkundër kësaj nuk u arrit që asnjëri nga kandidatët të fitojë që në raundin e parë, e kjo ka çuar në një raund të tretë që do të mbahet më 14 nëntor, ku edhe kjo komunë do ta mësoj emrin e atij që do ti qeverisë në katër vitet e ardhëshme.

Dibra banohet me shumicë shqiptare, dhe historikisht ajo ka qenë e qeverisur po nga kjo etni, e që në të njejtën kohë ajo është një komunë shumë të rëndësihme, e që e gjithë kjo ka bërë që subjektet politike të jenë në garë të fuqishme se cila prej tyre do të triumfoj këtu, shkruan Zhurnal.

Kjo komunë për një kohë të gjatë është qeverius nga kuadrot e Bashkimit Demokratik për Integrim, por që edhe përkundër këti fakti, rezultatet që prodhoi raundi i parë ishin befasuese, pasi kdandidati i opozitës shqiptare ASH-AAA doli si i pari, e dukej se BDI do ta humbiste një nga bastionett e saj më të fuqishme.

Partitë maqedonase si ajo qeverisëse LSDM ashtu edhe opozitare VMRO-DPMNE nuk konkuruan me kandidatët e tyre, por ata mbështetën ato të partnerëve të koalicionit, repektivisht BDI dhe ASH-AAA. Gjithashtu edhe Lëvizja BESA nuk kishte kandidatin esaj, por që në të njejtën kohë ajo nuk ka pasur një qëndrim zyrtar se cilin nga kandidatët apo parti do ta përkrahin në raudnin e parë.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Dibër:

ASH-AAA3.727 vota  (49.29 %)
BDI3.518 vota  (46.29 %)
PDSH35      vota   (0.46 %)

Këto të dhëna na tregojnë se ASH-AAA në raundin e parë doli si parti e parë me një dallim prej 209 vota, ndaj oponentit të BDI-së i cili u rendit i dyti, e kandidati i opozitës nuk arriti që të fitojë që në rrethin e parë për vetëm 0.71 % të votave, e si pasojë e saj duhet që të shkohej në raundin e dytë.

Një zhvillim i paparashikueshëm bëri që në 31 tetor mos të zhvillohet rundi i dytë në tërë territorin e kësaj komune, pasi do ë ksihim rivotim në vendvotimin 0543, ku u shpresua që rezultatet që ajo mund të prodhojë do të bëjë që kandidati i opozitës të shpallet edhe fituesi për të qeverisur Dibrën në katër vitete e ardhëshme, shkruan Zhurnal.

Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër:

ASH-AAA4.021 vota (49.70 %)
BDI3.747 vota (46.32 %)
PDHS35      vota (0.43 %)

Në këtë raund ASH-AAA jo vetëm që ishte në epërsi, por ajo rriti edhe dallimin, ku tani diferenca me kandiatine Bashkimit Demokratik për Integrim ishte 274 vota, që ishin 65 më shumë se në raundin e parë, po që përsëri nuk u mjaftuan për ta zgjedhur të parin e Dibrës, e si pasojë e saj u paraqit njevoja për shkuarjen në një raund të tretë.

Raundi i ri do të realizohet në një mjedis të ndryshëm politik, në krahasim me ata të mëparshmit, pasi tani janë krijuar koalicionet, ku PDSH ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me BDI-në, ndërsa ASH ka marrëveshje me Lëvizjen BESA.

Edhe në rast se të gjithë votat e PDSH shkojnë tek BDI, ato përsëri janë të pa mjaftueshme për të përmbysur rezultatin, pasi ajo ka vetëm 35 vota, ndëra dallimi është 274, e kjo tregon se mbështetja e tyre ndaj Integristëve është e pa mjaftueshmë për të bërë ndonjë ndryshim, shkruan Zhurnal.

Rezultati është shumë i ngusht mes dy partive kryesore në Dibër, e kjo e bënë shumë të paqartë se kush do të jetë i pari i kësaj komunë, por që kjo pyetje do të marrë përgjigje vetëm pas mbylljes së kutive të votimit më 14 nëntor.///Zhurnal.mk

Previous Post

Marrëveshja mbi nëndetëset, Kryeministri australian kritikon ashpër Macronin

Next Post

Gazeta gjermane FAZ: Disfata dhe dorëheqja e Zaevit është disfatë edhe e Bashkimit Evropian

usrargument

usrargument

Next Post
Asnjë partner i koalicionit nuk e lë Zaevin të dorëhiqet, rrezikohet krizë politike

Gazeta gjermane FAZ: Disfata dhe dorëheqja e Zaevit është disfatë edhe e Bashkimit Evropian

Stay Connected test

Recent News

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 55-të

28/06/2022
Pa ujë përdoruesit e Rrugës së Lubotenit

Pa ujë banorët e fshatit Batincë

28/06/2022
Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

28/06/2022
Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

28/06/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort