• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Analiza

Analizë/ Dobësim i BDI-së dhe përforcim i ASH-AAA në Gostivar brenda dy palë zgjedhjeve lokale

usrargument by usrargument
02/11/2021
in Analiza, Maqedoni, Rekomanduar, TOP LAJM
0
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 2 nëntor – Zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 dhe 31 tetor të këti viti prodhuan shumë surpriza, jo për Gostivarin sa i përket zgjedhjes së të parti të saj, por befasia kishte të bënte më faktin se edhe përkundër përqëndrimit të madh të funksionarëve të BDI-së, ata jo vetëm që nuk mundën ta rikthejnë këtë komunë, por pësuan humbje edhe më të thellë se katër vite më parë.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, prodhuan një rezultat sa interesant aq edhe shokues, pasi impakti i tyre ishte aq i fuqishëm, saqë shkaktoi tërmet në pushtetin qëndror, pra komunat po bëhet shkas që të rrëzohet qeveria në vendin tonë, e që e gjithë kjo me shumë gjasë do të shkaktojë një krizë të thellë politike, shkruan Zhurnal.

Këto zgjedhje shkaktuan disa befasi, si në aspektin se disa prej partive humbën në bastionet e tyre tradicionale, disa të tjerë thelluan diferencën ndaj oponentëve të tye, duke u bërë të qartë se fitorja në atë komunë është një mision shumë i vështirë për të mos thënë i pamundur për ta.

Një shembull i kësaj është Gostivari, e cila ishtë komua e parë urbane dhe një nga më të rëndësishmet për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e cila u fitua nga opozita në zgjedhjet lokale të vitit 2017, e që kjo ishte një befasi shumë e madhe dhe në të njejtën kohë ishte një goditje e fuqishme ndaj supremacisë politike që kishte vendosur Bashkimi Demokratik për Integrim. Kjo fitore kishte një efekt të fuqishëm në opinionin publik, jo vetëm për shkak se ajo ishte një nga komunat më të mëdha që banohej nga shqiptarët, por që pas një kohe të gjatë u arit që ajo ti shkëputej BDI nga qeverisja, e që kjo ishte edhe një paralajmrim se dominanca apsolute e saj po venitej.

BDI në atë kohë po hynte në zgjedhje si një subjekt që kishte korrur fitore apsolute në të gjitha ciklet si në nivel lokal edhe në atë qëndror, e ndoshta ky ishte edhe shkaku që ata e neglizhuan kandidatine opozitës, e këtë mospërfillje duket se e përforcoi edhe rezultatet e raundit të parë ku kandidati i tyre ishte në epersi ndaj oponentit të tij, shkruan Zhurnal.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhje lokale për komunën e Gostivarit në vitin 2017:

BDI12.095 vota (35.55 %)
ASH11.600 vota (34.10 %)
VMRO-DPMNE3.104 vota   (10.41 %)
Lëvizja BESA3.104 vota    (9.12 %)
PDSH703 vota (2.07 %)

Në raundin e parë në bazë të rezultateve si parti e parë u rendit BDI me një epërsi prej 495 vota, që ishte një avantazh i lehtë ndaj kandidatit të ASH që u rendit si i dytë, e që rezultati i ngushtë bëri që kjo komunë të shkojë në raundin e dytë për ta zgjedhur të parin e saj.

Vlen të theksohet se LSDM në këto zgjedhje nuk ka garuar me kandidat të vetin, por ajo e ka mbështetur atë të partnerit të koalicionit Bashkimin Demokratik për Integrim, ndërsa VMRO-DPMNE kishte kandidatine saj, ndërsa sa i pëeket raundit të dytë ajo nuk kiste një qëndrim zyrtar se cilin kandidat apo parti do ta mbështeste.

Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale për komunën e Gostivarit në vitin 2017:

BDI15.955 vota (47.26 %)
ASH16.920 vota (50.12 %)

Raundi i dytë ishte befasues, pasi ai prodhoi një rezultat komplet të ndryshmë nga raundi i parë, ku tani kishim përmbysje dhe si fitues tani doli kandidati i opozitës Arben Taravari me një epërsi prej 965 votave, ndërsa Nevzat Bejta në balotazh hynte si triumfues, tani doli si i dyti.

Nëse krahasojmë rezultatet e raundit të parë dhe të dytit, atëherë do të shohim se Arben Taravari kishte rritje prej 5.320 votave, ndërsa Nevzat Bejta në raundine dytë kishte rritje prej 3.860 votave, që nënkupton se ai kishte rritje më të vogël se oponenti i tij.

Afrimi i zgjedhjeve lokale të tetorit të këti viti, shfaqën një aspekt shumë të rëndësishëm që kishte të bënte me faktin se pushteti apo më saktësisht partia qeverisëse BDI nuk e kishte harruar disfatën që kishte përjetuar para katër viteve, e që e cila e kishte dëmtuar jo pak imazhine saj si parti e pamposhtur dhe e vetmja që përfaqëson shqiptarët. E gjendur në këtë situatë, BDI filloi dhe mbaroi fushatën elektorale në Gostivar, e që kjo ishte një befsai, pasi asnjëherë një gjë e tiillë nuk kishte ndodhur në historinë e pluralizmit politik në Maqedoninë e Veriut, e që tregonte rëndësin që kishte kjo komunë për Integristët.

Si shumë komuna tjera, edhe Gostivari prodhoi një befasi, e kjo nuk kishte të bënte me atë se ishte arritur që ASH-AAA-së ti merr drejtimi i saj, por kishte të bëntë me faktin se rezultati ishte thelluar edhe më shumë në krahasim me vitin 2017, edhe përkundër angazhimit qeveritar për të sjellë ndryshim në qeverisejn e saj, shkruan Zhurnal.

Në këto zgjedhje partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM, nuk kanë garuar me kandidatët e vet, por ata kanë përkrahur ata të koalicionit resepktivisht ASH-AAA-në dhe BDI-në.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale për komunën e Gostivarit në vitin 2021:

ASH-AAA15.724 vota (49.70 %)
BDI13.190 vota (41.69 %)
Lëvizja BESA909      vota (2.87 %)
PDSH333      vota (1.05 %)

Në raundin e parë si parti fituese ishte renditur ASH-AAA e cila ishte në epërsi prej 2.534 votave, ndaj oponentit të BDI-së i cili u rendit i dyti, e që kandidati i opozitës shqitpare nuk arrit që të fitoj pa balotazh për vetëm 0.30 % të votave.

Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhje lokale për komunën e Gostivarit në vitin 2021:

ASH-AAA18.685 vota (57.73 %)
BDI12.982 vota (40.11 %)

Në raundin e dytë, nuk kishte ndonjë ndryshim sa i përket emrit se kush do të udhëhiqte me Gostivarin edhe në katër vitet e ardhëshme, por ajo që bie në sy, është diferenca e votave që kanë dy kandiatët, ku Arben Taravari ishte në një epërsi prej 5.703 vota ndaj oponenit të tij Nevzat Bejta nga BDI. Në raundin e dytë ASH-AAA kishte rritur numrine votave me 2961, ndërsa BDI jo që nuk e kishte rritur, por numri i votave ndaj saj ishte ulur me 205.

Nëse bëjmë një krahasim me numrine votave që ASH-AAA dhe BDI kanë marrë në vitin 2017 dhe 2021 do të shohim se ka një ndryshim jo të vogël, që tregon se elektorati në këtë komunë është zhvendosur shumë për një periudhë katër vjeçare, shkruan Zhurnal.

Në vitin 2017 BDI në raundine parë ka pasur 12.095 vota ndërsa në vitin 2021 ajo ka 13.190 vota, që nëkupton se ajo ka një rritje prej 1.095 vota, që është një rritje e lehtë, e që kjo shifër nuk ka ndonjë impakt t ë fuqishëm në rezultatin përfundimtarë.

Ndërsa ASH-AAA në vitin 2017 në raundin e parë kishin 11.600, ndërsa në vitin 2021 ato kishin 15.724 vota që nënkupton se ata kanë një rritje prej 4.124 votave, që është një rritje e ndjeshme që edhe kishte impakt t ë fuqishëm në rezultatin përfundimtar, shkruan Zhurnal.

Këto të dhëna na tregojnë se në Gostivar partitë politike kanë regjistruar rritje, por që njëkohëshisht po vërehet edhe ndryshim sa i përket rreshtimit të elektoratit në këtë komunë, ku për një periudhë katër vjeçare ASH-AAA ka shënaur rritje më të madhe të mbështetjes elektorale në krahasim me BDI-në.///Zhurnal.

Previous Post

Bashkëpunim i Kabinetit të presidentit Pendarovski dhe Fondacionit internacional për sisteme zgjedhore

Next Post

Gërvalla: Shtetet që refuzojnë liberalizimin e vizave kanë dyshime në temat e shtetit ligjor

usrargument

usrargument

Next Post
Gërvalla: Shtetet që refuzojnë liberalizimin e vizave kanë dyshime në temat e shtetit ligjor

Gërvalla: Shtetet që refuzojnë liberalizimin e vizave kanë dyshime në temat e shtetit ligjor

Stay Connected test

Recent News

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

15/05/2022
Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

15/05/2022
Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

15/05/2022

240 mijë vaksina skadojnë për dy javë

15/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort