Shkup, 10 nëntor – Maqedonia e Veriut për një kohë të gjatë është përballur me krizë ekonomike, por që muajt e fundit është thelluar edhe më shumë si pasojë e rritjes së çmimeve në tregun ndërkombëtar, por mundësit janë që ajo të thellohet edhe më shumë si pasojë e krizës politike në të cilën ka hyrë vendi ynë, e efektet më të mëdha të së cilës po i vuajn qytetarët.
Historia na ka treguar se kriza politike dhe ekonomike janë të lidhura ngusht, pasi njëra shkakton tjetrën dhe e kundërta, e që këto kanë sjellë pasoja shumë të mëdha për të ardhmen e shtetit por edhe për qytetarët që kanë jetuar aty, pasi kombinimi i tyre ka çuar shpesh në trazia sociale apo edhe konflikte të brendshme, të cilët kanë prodhuar destabiliet të fuqishëm, efektet e së cilës kanë qenë të mëdha, shkruan Zhurnal.
Fatmirsisht këto dy elemente në periudha të caktuara të historisë kanë ndihmuar njëra-tjetrën, pasi një zhvillim i fuqishëm ekonomik ka ndikuar në uljen e tensioneve apo edhe afrimin e palëve që kanë qenë në konflikt politik, e kjo ka prodhuar një stabilitet afatgjatë, por të pranishme janë edhe rastet kur stabiliteti politik ka ndikuar në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të një shteti dhe shoqërie, duke sjellë paqen bashkëpunim shoqëror.
Fatkeqësisht nuk kanë munguar rastet kur një shtet është përballur në të njejtën kohë edhe me krizë politike edhe ekonomike, e kjo është edhe situata më e komplikuar me të cilin mund të përballen vendet, e që e tërë kjo sjell pasoja shumë të rënda dhe afatgjate, efektet e së cilës mun të shkaktojnë tronditje të brendshme dhe si pasojë e saj mund të krijonjë një zinxhir të ngjarjeve që mund ta çojn një shoqëri drejt greminës, shkruan Zhurnal.
Me këtë situatë po përballet edhe Maqedonia e Veriut, e cila që nga mëvetësimi i saj është përballur me kriza të vazhdueshme ekonomike dhe politike, por që duket se kjo e fundit do të ketë efekt shumë të madh që do të ndikoj direkt në paqen dhe stabilitetin e përgjitshëm të shtetit. Polarizimit politike kanë krijuar një “barrierë” para udhëheqësve tanë e cila nuk po i lejon ata për të parë më larg se interesat e tyre personale apo partike, e kjo po e zhyt thell e më thëllë ekonominë e vendit, e bashkë më të tërë shtetin dhe shoqërinë tonë.
Rritja e çmimeve dhe inflacioni është një dukuri e zakonshme për vendin tonë, por që kjo në kohët e fundit është bërë tejet shqetësuese, jo vetëm për faktin se tani po paguajm për produket bazë shumë më shumë se sa vite më parë, e cila mund edhe të “justifikohet” me rritjen e tyre në tregjet ndërkombëtare, por aspekti më shqetësues ka të bëjë me faktin se udheheqësit tanë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim në drejtim të zbutjes së këtyre efekteve, deri sa në të gjithë botën shtete kënë reaguar për të parandaluar si mungesën e ushqimeve apo edhe tronditjen e çmimeve.
Në vendin tonë çmimet janë rritur dukshëm në krahasim me 5 apo 10 vite më parë, por që shteti nuk bërë asnjë reagim, e ndoshta këtë e arsyeton fakti se ata ishin të zënë pasi merreshin me fushatën elektorale, a në anënë tjetër qytetarët po vuanin neglizhencën apo edhe lakmin e tyre për të dalë sa më fuqishëm në zgjedhjet lokale që do ti forconin pozitat e tyre në ekzekutiv.
Sikurse kjo të mos mjaftonte, vendi hyri në një krizë të fuqishme poltike, e kriza ekonomike me të cilën po përballet bota duket se nuk po krijon asnjë shqetësim për udhëheqësit tanë, pasi më me rëndësi është mabjta e ekzekutivit, e për të tjerët krijimi i një shumicë të re, por çmimet vazhdimisht po rriten, e në të njejtën kohë po vërehet edhe mungesë e tyre. Ndonëse qeveria rregullisht ka deklaruar se nuk do të lejoj rritjen e çmimeve në nivele shumë të larta, por që të njejtat shtretohen çdo dit, e në ndërkohë qeveria vetëm po bënë sehir, e rrall ndonjëher po u kërkon qytetarëve të mos shqqetësohen se situata është nën kontroll dhe se ata janë të nagazhuar për të parandaluar çdo të pa pritur, por që fatkeqësisht realiteti po e thot të kundërtën, shkruan Zhurnal.
Niveli i rritjes së çmimeve të disa produkteve në dekadëne fundit:
Produkti | 2011 | 2016 | 2021 |
Vaji (Litër) | 84 denarë | 65 denarë | 100 denarë |
Buka (Kilogram) | 53 denarë | 48 denarë | 70 denarë |
Sheqeri (kilogram) | 56 denarë | 36 denarë | 38 denarë |
Kjo tabel na tregon se në produket bazë kemi rritje të çmimeve, e cila nuk është se po ndodhë vetëm në Maqedoninë e Veriut, por që vendi ynë është nga të rrallët, për të mos thënë i vetmi në botë që nuk ka ndërmarrë masa për ta amortizuar rritjen e tyre, e kjo është neglizhencë e hapur, dhe në të njejtën kohë po tregon edhe efektet negative që prodhon mungesa e stabilitetit politik, ku nuk merret asnjë veprim ekonomik, pasi të gjithë janë të fokusuar për të zgjidhurngërçin politik.
Rritja të çmimeve kemi edhe tek energjia elektrike:
Tarifa | 2011 | 2016 | 2021 |
Matës me tarifë të vetme | 4.45 denarë | 5.26 denarë | 5.63 denarë |
Tarifë e ulët | 2.76 denarë | 3.28 denarë | 3.53 denarë |
Tarifë e lartë | 5.56 denarë | 6.56 denarë | 7.02 denarë |
Këto të dhëna na tregojnë se për një dekadë kemi rritje të konsiderueshme të energjisë elektrike, e cila gjatë këti vitit është rritur me 12.36 %, por që TVSH u ul nga 18 % në 5 %, e kjo po e bënë çmimin e saj më të ulët dhe të përballueshëm për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Edhe përkundër faktit se çmimi i saj është rritur, vendi ynë po përballet edhe me mungesën e enrgjisë elektrike, ku sot u shpall gjendje krize në sektorin energjetik në Maqedoninë e Veriut, që është rreth 2 muaj pasi të njejtën e ka bërë Shqipëria apo edhe vendet tjera të rajonit, e të njetën nuk e ka bërë vendi ynë pasi ai u kaplua nga ethet e ruajtjes së ekzekutivit apo edhe të formimit të shumicës së re, shkruan Zhurnal.
Në rast se kriza politike vazhdon atëherë ne rrezikojmë që të mbesim pa qeveri, dhe në këtë situatë nuk ka një ekzekutiv të fuqishëm për të marrë vendime apo masa për të amortizuar apo penguar tronditjen e tregjeve të brendshme, e kjo mund të ndikojë në rritjen e krizës ekonomike, e që e gjithë kjo mund të na çoj drejt një krize sociale efektet e së cilës do të ishin shkatrrimtare për Maqedoninë e veriut.///Zhurnal.mk