• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Analiza

Analizë/ Kryeministri shqiptar gjallë apo vdekur, bëhet apo s’bëhet?

usrargument by usrargument
04/11/2021
in Analiza, Maqedoni, Rekomanduar, TOP LAJM
0
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 4 nëntor – Me dorëheqjen e Zoran Zaev nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDMsë, janë shtuar gjasat që bashkë më të, të “largohet” edhe zotimi me partnerin e koalicionit BDI për Kryeministrin shqiptar në 100 ditët e fundit para zgjedhjeve të përgjithshme. Përgjigje përfundimtare lidhur me këtë çështje ende nuk ka, mirëpo largimi i Zaevit gjithsesi se ka ngritur shumë pikëpyetje nëse ideja e proklamuar me shumë pompozitet është “gjallë” ose ka “vdekur”.

Koalicionet që bëhen mes subjekteve janë një praktikë demokratike, ligjore e cila praktikohet në gjitha shtetet me sistem demokratik, e ajo arrihet në bazë të parimit “win-win”, ku dy palët përfitojnë prej marrëveshjes dhe në atë mënyrë ata maksimalizojnë përfitimet e tyre nga rezultati i zgjedhjeve. Historia na ka treguar se jo çdo herë marrëveshjet që janë arritur janë zbatuar nga partnerët deri në fund, e në këtë kanë ndikuar shumë faktorë, si ndryshimi i klimës politike në vend, dorheqjet e atyre që janë zotuar për ti zbatuar të njejtat, por edhe kundërshtimet për shkak të vlerësimit se njëjtat mund të sjellin efekte negative në mjedisin e brendshëm partiak, shkruan Zhurnal.

E situatë e nejtë duket se po ndodh edhe në Maqedoninë e Veriut, ku paralajmërimi i kryeministrit për largimin nga ky posht, ka ngritur shumë dyshime dhe hipoteza se çka do të ndodhë me marrëveshjen mes Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit për kryeministrin e parë Shqiptar në 100 ditë e fundit para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjitshme.

Duket të kujtuar se fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të korrikut të vitit të kaluar, Bashkimi Demokratik për Integrim u përqëndrua vetëm në një pik, e kjo ishte zotimi i saj për Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke lënë të gjithë problematikat dhe nevojat tjera të kësaj etnie nën hije, pasi sipas tyre marrja e postit më të lartë në shtet do ti zgjidhte të gjithë të tjerat.

Gjatë gjithë fushatës, zyrtarët më të lartë të kësaj parti premtonin dhe zotoheshin, se për krijimine shumcës së re do të negociohej për çdo gjë, për vetëm një temë që ishte ajo e kryeministrit shqiptarë, pasi sipas tyre këtu nuk ka për çka të flitet dhe se partit tjera duhet ta kenë të qartë se nuk mund të ketë ndryshim të BDI-së në këtë drejtim, e që e gjithë ajo që u ngelet subjekteve tjera është se ata mund ta pranojë apo refuzojnë të njejtën, shkruan Zhurnal.

Mbyllja e kutive të votimit dhe fillimi i mbajtjes së negociatave për krijimin e shumicës së re, zbuti edhe qëndrimet e BDI-së, ku ata jo vetëm që “harruan” panegociueshmërinë e këti zotimi, por duket se ajo në asnjë rast nuk u bë penges për formimin e ekzekutivit,e këtë e dëshmon edhe shpjtësia me të cillën palët u pajtuan për çdo gjë. Për të amortizuar reagimet që mund të vinë nga opinoni publik për lëshimin e BDI-së, kjo e fundit u kujdes të theksonte se ishte arritur një marrëveshje me mandatarin Zoran Zaev që në 100 ditët e fundit para zgjedhjeve Kryeministri i vendit të jetë shqiptar, ndonëse ky version as që ishte përmendur gjatë fushatës elektorale nga Integristët.

Dakordësia për 100 ditëshin e Kryeministrit shqiptar, duket se ishte një marrëveshje “Xhentëllmene” (Gentleman’s Agreement), pra një premtim gojor, pasi për të njejtën nuk egzison asnjë dokumnet i cili do të kishte fuqi juridike me të cilën do ta obligohej zbatueshmërinë e saj edhe në rast se pala tjetër “pendohej”. E duket se marrëveshja xhentëllmene do të prodhojë një shqetësim të madh për BDI-në, pasi personi me të cilin ajo ka bërë marrëveshje tani po largohet, e që nënkupton se pasardhësi apo pasardhësja e tij nuk ka asnjë detyrim që ta respektoj dhe ta zbatoj të njejtën.

Këtë hamendësim e përforcoi edhe më shumë deklarata që dha kryeministri në largim për këtë temë në ditën e sotme për një medium maqedonase, ku ai mes tjerash tha: ” Nuk kam më komente. E thashë atë që kam në konferencën e fundit për media”. Kjo dekalratë të bënë të mendosh se Kryeministri shqiptar është një zotim i cili po largohet bashkë me Zoran Zaevin, e që e nejjta nuk mund të pritet që do të realizohet, pasi ajo tani më shumë po ngjan si diçka e parealizueshme apo e vdekur, shkruan Zhurnal.

Për këtë çështje reagoi edhe Ali Ahmeti, ku realizimi i saj për të dhe partinë e tij është një çështje shumë e rëndësishme pasi në të njejtën kohë ata do të mburreshin se realizuan një premtim të bërë gjatë fushatës, bënë realitet kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe që të njejtën do ta shfrytëzonin si një instrument shumë të fuqishëm proagandistik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Duke e ditur rëndësin që ka realizimi i saj dhe impaktin që do të shkaktoj dështimi në përmushjen e këti zotimi, për këtë temë Ali Ahmeti sot në një medium maqedonas deklaroi se” Marrëveshjet nuk janë bërë për t’u ndërprerë sipas dëshirës momentale”, por që përsëri nuk tha asgjë në atë se si do të vepronte partia e tij në rast se pas ardhësi i Zaevit nuke respekton marrëveshjen që ata kanë arritur.

E ndoshta i gjithë insistimi i BDI-se që kryeministri të tërheq dorheqjen e tij, lidhet me këtë fakt, pasi zytaret më të lartë të saj janë të bindur se pa Zaevin në krye të ekzekutivit, zotimi për kryeministrin shqiptar, është dikçka më shumë utopike se sa një gjë e cila mund të realizohet, pasi të tjerët nuk kanë “detyrim” për ta zbatuar atë që ka thënë apo ka premtuar paraardhësi i tyre, shkruan Zhurnal.

Situata e pa parashikuar me dorheqjen e Zoran Zaevit duket se e ka gjetur të pa përgatitur BDI-në, pasi kryeministri jo vetëm që po largohet, por ai po merr me vete edhe zotimin kryesor të Integristëve që kanë bërë në zgjedhjet e fundit, por jo vetëm kaq, largimi i tij po e bënë të pa realizueshëm edhe ndërmarrjen më të madhe të tyre, që ësht Kryeministri i parë Shqiptar në Maqedoninë e Veriut.///Zhurnal.mk

Previous Post

Trajnim dhe manual për mësimdhënësit si të ligjërojnë tema kontroverse

Next Post

Mickoski – Miçel: Qytetarët qartë porositën se nevojiten ndryshime të cilat do të sigurojnë një të ardhme të re dhe qeveri të qëndrueshme

usrargument

usrargument

Next Post
Mickoski – Miçel: Qytetarët qartë porositën se nevojiten ndryshime të cilat do të sigurojnë një të ardhme të re dhe qeveri të qëndrueshme

Mickoski – Miçel: Qytetarët qartë porositën se nevojiten ndryshime të cilat do të sigurojnë një të ardhme të re dhe qeveri të qëndrueshme

Stay Connected test

Recent News

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

15/05/2022
Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

15/05/2022
Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

15/05/2022

240 mijë vaksina skadojnë për dy javë

15/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort