• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Analiza

Analizë: Në cilat “fronte” do të zhvillohet beteja politike mes Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës në vitin 2022?

usrargument by usrargument
28/12/2021
in Analiza, TOP LAJM
0
Analizë: Në cilat “fronte” do të zhvillohet beteja politike mes Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës në vitin 2022?
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 28 dhjetor – Në mesazhet e tyre të fundvitit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, në njëfarë mënyre paralajmëruan edhe strategjinë dhe konturat e betejës së tyre politike në vitin 2022.
Pa marë parasysh nëse do të jetë vit i zgjedhjeve të parakohshme, ose vit që do të kalojë pa ndonjë proces zgjedhor, viti 2022 do të vazhdojë të jetë vit i përplasjeve politike në kampin shqiptar, kurse Ahmeti dhe Sela me paraqitjet e fundvitit paralajmëruan “frontet” në të cilat do të zhvillohen betejat mes tyre, si dy figura kryesore në skenën tonë politike.
Kreu i partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela në takimin për fundvit të zhvilluar me gazetarët, bëri me dije se në vitin 2022 do të përcjellë një kurs të ashpër dhe agresiv ndaj gabimeve të pushtetit në të gjitha lëmit.
Sela tha se ky vit ishte një vit i vështirë për shkak të pandemisë, por shtoi se kjo u bë edhe më tepër e vështirë për shkak të paaftësive të politikanëve të cilët menaxhuan këtë dikaster.
Sipas tij, punët në vendin tonë nuk janë bërë siç duhet dhe Maqedonia mbetet edhe më tej një ndër shtetet me më shumë viktima, si pasoj e koronavirusit.
Për ASH dhe kryetarin e saj kjo flet për një sistem shëndetësor që nuk është në nivelin e duhur të detyrës dhe qytetarët po vuajnë si pasoj e neglizhencës së politikanëve të cilët kanë keqpërdorur pozitën e tyre për interesa personale.
Sela përmend edhe tragjeditë e ndodhura dhe mungesën e përgjegjësisë për to, ku shpeshherë në raste të tilla përdoret formula “hetimet vazhdojnë”.

Kjo ëhstë vërejtur, sipas liderit të ASH-së, edhe në rastin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës ku jetën e humbën 14 qytetarë. Ai përmendi edhe tragjedinë në Bullgari ku jetën e humbën 45 qytetarë të vendit ku hetimet vazhdojnë dhe nuk ka përgjegjësi, por iu rikthye edhe tragjedisë në rasin Durmo Turs.
Sela foli edhe për zgjedhjet lokale të mbajtura ku tha se qytetarët nuk kanë mundur me vullnet të lirë të vendosin se kush do t’i përfaqësojë ata.
Aspak më i butë kryetari i ASH-së nuk ishte as në vlerësimet e tij për politikën e shumicës në sferën e eurointegrimeve, duke vlerësuar se eurointegrimi ishte gënjeshtra më e madhe gjatë tërë vitit.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nga pozita e lidrit të partisë shqiptarë në pushtet paralajmëron srategji më ndryshe politike, pak më passive se strategjia që e paralajmëron kreu i ASH-së. Ai edhe një herë betonoi qëndrimin kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kurse edhe një herë u shpreh i bindur për zgjidhjen e shpejtë të kontestit me Bullgarinë, u theksoi se ka përafrim qëndrimesh mes palëve por kërkoi që kontesti të mos politizohet për shkak të emocioneve që përmban zgjidhja e këtij problemi.
Mes të tjerash Ahmeti deklaroi se negociatat me palën bullgare nuk janë të lehta, por e rëndësishme është që ka dialog konstruktiv dhe vullnet të mirë, sepse të dyja vendet kanë një pikë të përbashkët, ndërtimin e një shteti stabil dhe paqebërës.
I pyetur për procesin e vetingut në gjyqësor, Ahmeti kërkoi ndihmë edhe nga mediat për të punuar në vlerësimin e pastërtisë së figurave drejtuese në vend.
Si do që të jetë beteja politike mes artive rivale shqiptare, edhe në vitin 2022 opinioni do të presë përballjen e parë mes dy liderëve politikë që udhëheqin partitë më të mëdha. Nëse do të ndodhë kjo, ose dotë shtyhet për më vonë na mbetet të shohim.

Previous Post

Pendarovski nesër ia dorëzon Kovaçevskit mandatin për formimin e Qeverisë së re

Next Post

Drejtori Nehat Nuhi prezanton tabelat edhe në gjuhën shqipe në Klinikën për Onkologji (FOTO)

usrargument

usrargument

Next Post
Drejtori Nehat Nuhi prezanton tabelat edhe në gjuhën shqipe në Klinikën për Onkologji (FOTO)

Drejtori Nehat Nuhi prezanton tabelat edhe në gjuhën shqipe në Klinikën për Onkologji (FOTO)

Stay Connected test

Recent News

Aksident në magjistralen Tetovë-Gostivar, shoferi është lënduar rëndë

26/05/2022
Ali Ahmeti: Ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës ta përkrahin Shaip Kamberin

Ali Ahmeti: Ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës ta përkrahin Shaip Kamberin

26/05/2022

Jeton Shaqiri: Në vitin e ri shkollor nxënësit do të mësojnë me tekste digjitale e poashtu edhe të shtypura

26/05/2022
Mariçiq: Muaji qershor është vendimtar për hapjen e negociatave

Mariçiq: Muaji qershor është vendimtar për hapjen e negociatave

26/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort