• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Analiza

Analizë/ Përmes Studeniçanit, ASH për herë të parë shkel fuqishëm në Shkup

usrargument by usrargument
05/11/2021
in Analiza, Maqedoni, Rekomanduar, TOP LAJM
0
Analizë/ Përmes Studeniçanit, ASH për herë të parë shkel fuqishëm në Shkup
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 5 nëntor – Zgjedhjet lokale të tetorit vazhdojnë që të shkaktojnë tronditje në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, e rasti i fundit është ai i kalimit të Azem Sadikut në anën e ASH-së, e që kjo duket se do të jetë goditja fatale për PDSH-në, ndërsa për partinë në të cilin kaloi kryetari i Studeniçanit është një fitore e madhe dhe e nejta do të ketë imakt të fuqishëm në forcimin e saj.

Zgjedhjet lokale që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut në tetor të këti viti, prodhuan një rezultat i cili ka komplikuar edhe më shumë skenën politike në vendi tonë, e që efektet e saj ishin aq të fuqishme, sa po e fusin vendin në një krizë të re politike, por që parashikimi se kur dhe si të dilet prej saj është një ndërmarrje që asnjë analizë nuk mund ti jep një përgjigje të sakt, shkruan Zhurnal.

Këto zgjedhje, jo vetëm që shkaktuan humbjen e disa partive në bastionet e tyre, tronditën qeverinë, ku ekzekutivi është buzë greminës, paralajmrimit për ndryshim të skenës politike në vendin tonë, por mbi të gjitha ata janë lajmëtare se do të ketë parti që do të “zhduken” nga harta politike e Maqedonisë së Veriut.

E njëra prej tyre është Partia Demokratike Shqiptare, e cila është në skenën politike të vendit tonë për gati 3 dekada, e që gjatë kësaj periudhe ajo ka pasur një peshë shumë të madhe pasi ka qenë faktor shumë i rëndësishëm, por që duket se zgjedhjet lokale të tetorit do ta çojnë përfundimisht atë në histori, ku do të mbetet vetëm që të kujtohet nga studiuesit se dikur ka qenë një faktor politik tek shqiptarët që quhej PDSH, por që tani nuk egziston më. Këtë supozim e faktojnë dy argumenta, njëra ka të bëjë me faktin se kjo parti në zgjedhejt e tetorit mori një numër shumë të vogël të votave, e që në bazë të përllogaitjeve ata nuk do të mund të gjeneroj asnjë mandat deputeti, e që mungesa në parlament e defaktorizon komplet atë si subjekt. Argumenti i dytë lidhet me faktin se PDSH arriti që ta fitojë vetëm në një komunë, e që në bazë të analizave duket se ajo ishte më shumë ishte meritë e kandidatit se sa e vet partisë, por që edhe ai sot zyrtarisht doli nga kjo parti dhe i’u bashkangjit Aleancës për Shqiptarët.

ASH kishte një rëndësi shumë të madhe për fitoren e Azem Sadikut në Studeniçan e këtë e argumentojnë edhe votat që ajo ka pasur gjatë raundit të parë, por që edhe përkundër kësaj ajo nuk arrit të kaloj në balotazh, e në raundin e dytë kjo parti edhe publikisht ta mbështet kandidaturën e tij për të parin e kësaj komune, shkruan Zhurnal.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Studeniçan:

PDSH3.146 vota (41.49 %)
BDI2.440 vota ( 32.18 %)
ASH-AAA1.781 vota (23.49 %)

Këto të dhëna na tregojnë, se ndonëse Azem Sadiku ishte në një përparsi prej 706 votash, por që ai nuk arriti që të fitoj që në raundine parë, dhe si rezultat i kësaj duhej balotazhi, ku votat e ASH-AAA ishin vendimtare për të përcaktuar se cili prej tyre do të qeveriste në katër vitet e ardhëshme me Studeniçanin. E në këtë situatë ASH-AAA dolen edhe publikisht në përkrahje të Azem Sadikut, e që e njejta dha edhe rezultat, pasi i mundësoi ati fitoren e kësaj komune.

Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Studeniçan:

PDSH4.119 vota (49.73 %)
BDI4.060 vota (49.02 %)

Azem Sadiku u shpall fitues edhe për një mandat të ri në krye të komunës së Studeniçanit, edhe përkundër faktit se ajo ishte një avantazh shumë i ngushtë me vetëm 59 votash, por të mjaftueshme për ta mposhtur BDI-në.

Menjëherë pas fitores së tij qarkulluan zëra se ai do ti bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët, e që këto “thashetheme” u konkretizuan sot, ku ai edhe publikisht deklaroi se më nuk do të ishte më pjesë e Partisë Demokratike Shqiptare, i njejti nuk u mjaftua vetëm më tërheqjen nga kjo parti, por që në të njejtën kohë ai lëshoi disa akuza në drejtim të liderit të kësaj parti, shkruan Zhurnal.

Ai do të deklaronte sot se:” Fatkeqësisht pas raundit të parë kur unë fitova bindshëm kundër kandidatit të BDi-së, lideri i PDSH-së më shiti shumë lirë, unë se kam çmimin aq”. Kjo deklarat të bënë të aludosh, se mos ndoshta çmimi për Studeniçanin ka të bëjë që PDSH apo më saktësisht lideri i saj të ketë një vend në listën e BDI-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ky supozim mbetet që të shihet apo edhe të vertetohet në ditët apo muajt në vazhdim.

Kjo lëvizje që bëri Azem Sadiku i dha një goditje përfundimtare PDSH, pasi që ajo më nuk mund që të mbijetojë në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, e kjo krijon vetëm dy mundësi ku ajo ose do të largohet përfundimisht me “nder” ose do të bëhet “patericë” e ndonjë partie tjetër, por që një gjë e tillë është e vështirë pasi ajo nuk do ta ndihmonte atë asgjë, por përkundrazi vetëm do të përfitonte prej saj.

Kalimi i Azem Sadikut në rradhët e Aleancës për shqiptarët është një zhvillim shumë pozitiv e kjo do të prodhoj dy efekte ku njëra është elektorale kurse tjetra simbolike, e këto do të kenë një ndikim shumë të fuqishëm që kjo parti jo vetëm që do të rritet në Studeniçan, por që e nejta të fuqizohet edhe në pjesët tjera ku jetojnë shqiptarët, shkruan Zhurnal.

Efekti i parë ka të bëjë me faktin se marrja e një komune, nënkupton edhe rritjen e përkrahjes për atë parti, e kjo do të gjenerojë më shumë vota, që nënkupton se ai si subjekt do të ketë peshë më të madhe në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. Me marrjen e saj ASH, tani do të ketë tre komuna në të cilën ajo është dominuese, e që e gjithë kjo do ti siguronte asaj edhe numër më të madh të votave të cilët në zgjedhjet paralmentare mund të rrisin numrin e deputetëve të kësaj partie duke e bërë atë faktor kyç në krijimin e shumicës së re parlamentare.
.
Efekti i dytë ka të bëjë më aspektin simbolik, pasi me marrjen e Studeniçanit i jep ASH-së për herë të parë pushtet në një komunë afër kryeqendrës së vendit, pra Shkupit, e kjo mund të përcillet si nëj mesazh se kjo parti po zgjerohet dhe po rritet vazhdimisht, e në këtë mënyrë ajo po krijohet si një opozitë e vërtet edhe në pushtetin lokal ndaj BDI-së duke vendosur një balanc kundrejt “hegjemonisë” së Integristëve, shkruan Zhurnal.

Zgjedhjet lokale të tetorit, kanë qenë më të pa qartat në historinë e pluralizmit politik, e që efektet e saj kanë ndryshuar komplet mjedisin politik në Maqedoninë e Veriut, ku ata po çojnë në “histori” PDSH-në, dhe në të nejtë kohë po etablojnë si një opozitë e vërtet edhe në pushtetin lokal ASH-AAA-në, dhe po krijojnë një balanc ndaj “monopolit” që kanë pasur deri më tani Integristët.///Zhurnal.mk

Previous Post

Visar Ganiu mori çertifikatën për drejtimin e komunës së Çairit për edhe katër vitet e ardhshme

Next Post

Kacarska – Spano: Nevojitet zbatim më i gjerë dhe sistematik i jurisprudencës së GEDNj në praktikën e Gjykatës Kushtetuese

usrargument

usrargument

Next Post
Kacarska – Spano: Nevojitet zbatim më i gjerë dhe sistematik i jurisprudencës së GEDNj në praktikën e Gjykatës Kushtetuese

Kacarska – Spano: Nevojitet zbatim më i gjerë dhe sistematik i jurisprudencës së GEDNj në praktikën e Gjykatës Kushtetuese

Stay Connected test

Recent News

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 55-të

28/06/2022
Pa ujë përdoruesit e Rrugës së Lubotenit

Pa ujë banorët e fshatit Batincë

28/06/2022
Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

28/06/2022
Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

28/06/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort