• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Antikorrupsioni përkujton kryetarët e sapozgjedhur për dispozitat e ligjit

usrargument by usrargument
02/11/2021
in Maqedoni
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 2 nëntor – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit i përkujton të gjithë këshilltarët, kryetarët dhe funksionarët e sapozgjedhur për dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, si dhe se gjatë kryerjes së autorizimeve publike dhe detyrimeve nuk guxojnë të udhëhiqen nga interesat e tyre personale, familjare, partiake dhe interesat etnike.

Mosrespektimi i të gjitha detyrimeve dhe ndalesave të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave përfaqësojnë shkelje edhe për të njëjtat shqiptohet sanksioni kundërvajtës, gjegjësisht vërejtje publike.

Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, në mbledhjen e sotme të 54-t, tregoi për parimin e integritetit dhe detyrimit gjatë kryerjes së funksionit të kenë kujdes për konfliktin eventual të interesave, ndërsa në rast të ekzistimit të dyshimit të konfliktit të interesave janë të detyruar që të kërkojnë mendim nga KSHPK.

“Kryetarët e zgjedhur dhe anëtarët e Këshillit të Komunës, gjegjësisht Qytetit të Shkupit, kanë detyrim për parashtrimin e deklaratës për gjendjen pronësore dhe konfliktit të interesave, më së voni në afat prej 30 ditëve nga dita e zgjedhjes. Kryetarët dhe anëtarët e këshillit të cilëve iu është ndërprerë funksioni, gjithashtu, kanë për obligim të parashtrojnë deklaratë për gjendjen pronësore ose konfliktit të interesave më së voni në afat prej 30 ditëve ta denoncojnë çdo rritje të pasurisë së tyre, gjegjësisht pasurisë së anëtarëve të familjes së tyre në vlerë që tejkalon 20 paga mesatare në periudhën paraprake tremujore”, deklaroi Ivanovska.

Kryetari ose anëtari i Këshillit të Komunës, theksoi Ivanovska, nuk mund të jetë anëtar i organit drejtues ose mbikëqyrës në shoqëri tregtare, ndërprerje publike, agjenci, fonde dhe të gjithë personat e tjerë juridikë me kapital shtetëror dominues, përveç nëse me ligj nuk konfirmohet ndryshe.

KSHPK, në vazhdimin e mbledhjes së sotme të 54-t, shqyrtoi dhe vendosi për shumë lëndë, në mesin e të cilave edhe për marrëveshjen për xhirim të hapësirave pyjore në luginën e Shkupit për detektim të hershëm të sëmundjeve bimore nga ana e Qytetit të Shkupit, ndërsa ku është angazhuar firma e partnerit të ministres së Arsimit dhe Shkencës.

Katica Nikollovska, anëtare e KSHPK-së, sqaroi se për këtë lëndë ka pasur mjaft reagime në publik dhe se janë drejtuar te Qyteti i Shkupit për marrjen e dokumentacionit gjithëpërfshirës për zgjedhjen e firmës.

“Procedura është zbatuar sipas Ligjit për Furnizime Publike. Është publikuar dhe planifikuar me planin vjetor për furnizime publike. Janë zbatuar të gjitha procedurat përmes sistemit elektronik. Është paraqitur vetëm një kandidat. Është lidhur marrëveshja dhe realizuar në kuadër të mjeteve të planifikuara. Zërat në publik se firma është zgjedhur me ndikimin e ministres nuk janë vërtetuar. Veprimi për lëndën ndërpritet”, deklaroi Nikollovska.

KSHPK, gjithashtu, e shqyrtoi edhe lëndën për 280 punësime në SHA “Postat”, për të cilën konstatoi se nuk janë konfirmuar të dhënat se bëhen punësime partiake para zgjedhjeve.

“Punësimet ishin paraparë që të realizohen në vitin paraprak, në fund të vitit 2019, megjithatë me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të gjitha procedurat lihen në qetësi. Me planin për punësim janë paraparë 230 punësime të reja dhe janë siguruar mjete në planin financiar të shoqërisë aksionare. E gjithë kjo është publikuar publikisht dhe në mënyrë transparente. Është formuar komision dhe e gjithë kjo është vërtetuar me vendime të Këshillit Drejtues. Kështu që, të dhënat se bëhen punësime partiake para zgjedhjeve nuk vërtetohen dhe propozoj që veprimi i komisionit të ndërpritet”, deklaroi Nikollovski.

KSHPK në mbledhjen e sotme, gjithashtu, shqyrtoi dhe hodhi poshtë disa denoncime nga qytetarët, për shkak të mospasjes bazë dhe kompetencë.

Previous Post

Jozyrtarisht Azem Sadiku largohet nga PDSH, do të kalojë te Aleanca për Shqiptarët

Next Post

Plenumi i mësimdhënësve kërkon rritje të pagave të të punësuarve në arsim

usrargument

usrargument

Next Post

Plenumi i mësimdhënësve kërkon rritje të pagave të të punësuarve në arsim

Stay Connected test

Recent News

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

A po përgadit VMRO-ja koalicion me ASH, siç ishte modeli LSDM-BESA ?

15/05/2022
Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

Deponi inerte rrugës për tek Penda e Likovës

15/05/2022
Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

Gjashtë muaj pa gjinekolog amë në Shuto Orizare

15/05/2022

240 mijë vaksina skadojnë për dy javë

15/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort