Shkup, 13 tetor – Policia mbrëmë në ora 21:50 në rrugën “Ohridska” në Shkup, ka privuar nga liria shtetasin e Shkupit S.B.(55).
Siç informojnë nga MPB-ja, ai është dënuar me 13 vjet burgim për veprën penale “vrasje” nga neni 123 i Kodit Penal, ndërsa është kërkuar me urdhër arrest qendror me urdhër të Institucionit ndëshkues-edukues Kumanovë për vuajtjen e dënimit prej 30 muajsh.
Personi do të dërgohet në institucionin ndëshkues-edukues për të vuajtur dënimin.