• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Artikujt cilësorë nga vendet e EQL-së mirëpriten në prag të Vitit të Ri Kinez

argadmin by argadmin
09/02/2021
in Bota, Kina
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të Festës së Pranverës, festës më të rëndësishme tradicionale kineze, blerja e mallrave për festë nëpërmjet transtimeve të drejtpërdrajta në internet është bërë moda e re e kinezëve. Të hënën në mbrëmje, afro 20 milionë qytetarë kinezë blenë artikuj cilësorë nga vendet e Evropës Qendrore e Lindore (EQL) me vlerë prej 37 miliionë juanësh, brenda më pak se 3 orësh.

Një ditë përpara video-takimit të liderëve të Kinës dhe të vendeve të EQL-së, dy drejtues të famshëm të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Chen Weihong dhe Li Sixuan bashkërisht me Viyan, “mbretëresha” e shitjeve nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejt në internet, nisën në orën 8 (në orën 13 sipas orës së Evropës Qendrore) një transmetim të drejtpërdrejt për reklamimin e artikujve cilësorë nga vendet e EQL-së.

Në fund të dhjetorit të kaluar përfunduan sipas planit negociatat për marrëveshjen e investimeve Kinë-Europë, kurse në fillimin e këtij viti hyri në fuqi marrëveshja e treguesve gjeografikë. Konsumatorët kinezë mbajnë pritshmëri të lartë për të pasur më shumë produkte europiane në tregun e brendshëm.

Drejtuesit e CMG-së Chen Weihong (mes), Li Sixuan (djathtas) dhe Viya (majtas) provomuan artikuj të vendeve të EQL-së.

Ujë trëndafili nga Bullgaria, maska kozmetike “KORRES” nga Greqia, vera e bardhë “BERES” nga Hungaria, pastruesi i kozmetikës “Bielenda” nga Polonia, krem trupi “Stenders” nga Letonia…këta artikuj cilësorë u pritën shumë fort nga përdoruesit kinezë të internetit dhe i gjithë stoku u shit brenda disa minutash.

“Një, dy, tre, publiko linkun!” Me t’u dhënë urdhri nga drejtuesja Viya, ushqimet me bazë drithërash nga Polonia u shitën brenda disa sekondash. Kjo e habiti shumë zonjën Zuzanna Gutkowska, kryepërfaqësuesen e Zyrës së Drejtorisë së Turizmit të Polonisë në Pekin. “Shitja nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë në internet është e mrekullueshme. Ai jo vetëm ndihmon ndërmarrjet të shesin produktet e tyre, por edhe promovon kulturën e një vendi. Do ta shfrytëzojmë këtë formë edhe në të ardhmen,” theksoi ajo.

Zuzanna Gutkowska, kryepërfaqësuesja e Zyrës së Drejtorisë së Turizmit të Polonisë në Pekin në studion e transmetimit të drejtpërdrejt

Krahas shitjes së artikujve, drejtuesit i njohën shikuesit e transmetimit të drejtpërdrejt edhe me kulturën e vendeve të EQL-së, si melodia e muzikantit polak Frederik Shopen, vjersha të poetit hungarez Petofit, filmi i animuar çek “Urith”, etj.

Gjatë një interviste për CMG-në para aktivitetit, ambasadori grek në Kinë Georgios Iliopoulos tregoi vëmendje të madhe për këtë transmetim e drejtpërdrejt për shitjen. Ai tha se pas pranimit të Greqisë në mekanizmin e bashkëpunimit Kinë –vende të EQL-së, ka pasur prirjen e dukshme të rritjes vëllimi i eksportit të mallrave greke në Kinë. Ai shprehu shpresën e që më shumë artikuj cilësorë grekë të hyjnë në tregun kinez nëpërmjet shitjeve me transmetim të drejtpërdrejt.

Ambasadori i Greqisë në Kinë Georgios Iliopoulos

Kjo veprimtari është nismë e Grupit Mediatik të Kinës, një nga mediat kineze më me ndikim, dhe u transmetua nga platforma më e njohur kineze e biznesit elektronik. Aplikacioni i kësaj platforme përdoret nga qindra miliona kinezë.

Fill pas këtij transmetimi të drejtpërdrejt, Mbledhja e 9-të e udhëheqësve të Kinës dhe vendeve të EQL-së do të zhvillohet të martën virtualisht.

Tags: Kina
Previous Post

Kinë-EQL, bashkëpunim i frytshëm pavarësisht pandemisë

Next Post

Gala e Festës së Pranverës 2021 do të përdorë teknologjitë 5G, 3D dhe AI

argadmin

argadmin

Next Post

Gala e Festës së Pranverës 2021 do të përdorë teknologjitë 5G, 3D dhe AI

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.