Shkup, 5 nëntor – Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) në një deklaratë për MIA-n i mohon plotësisht pretendimet për arrestime apo përfshirje të punonjësve të saj, të paraqitura gjatë ditës së djeshme në disa media.
“Duke i respektuar parimet e transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, e përgënjeshtrojmë si plotësisht të pasaktë informacionin se ndonjëi nga punonjësit e Agjencisë është i angazhuar si hetues i Prokurorisë Publike, konform nenit 50 të Ligjit për Procedurën Penale. Duke vepruar në pajtim me dispozitat e nenit 287 të LPP-së, Agjencia ka ofruar qasje dhe verifikim në të gjitha të dhënat e kërkuara nga Gjykata në procedurë paraprake dhe në mënyrë të pakontestueshme është konstatuar se nuk ka të dhëna apo dokumente që mund të tregojnë ndonjë përfshirje të punonjësve të ASK-së në këtë rast”, momunikojnë nga ASK për MIA-n.
Agjencia thekson se pjesëtarët e shërbimeve të sigurisë, duke vepruar në kuadër të detyrave të tyre, përveç gjërave të tjera mund të vendosin kontakte me individë me prejardhje kriminale, ekstremiste dhe terroriste dhe për të njëjtit në përputhje me aktet nënligjore dhe interne ekzistojnë materiale zyrtare.
“Prandaj, deklaratat dhe akuzat ekëtyre individëve duhet të pranohen me kujdes dhe të vërtetohet besueshmëria e tyre nga ana e të gjitha institucioneve të themeluara me ligj, që për fat të keq nuk ka qenë rasti në këtë procedurë”, thonë nga ASK.
Nga Agjencia për Siguri Kombëtare rikujtojnë se trajtimi i informacionit nga fusha e sigurisë kombëtare është i rregulluar me Ligjin për informacione të klasifikuara, për çka apelojnë për kujdes të veçantë dhe kontroll paraprak gjatë komunikimit të të dhënave të klasifikuara për publikun.