Shkup, 2 nëntor – Përfaqësues ët partive politike që e përbëjnë shumicën parlamentare, dje në takimin me kryeministrin Zaev shprehën mbështetje të Qeverisë, duke konfirmuar se shumica parlamentare është stabile dhe përgjegjëse drejt të ardhmes së shtetit dhe kërkuan nga ai të rishqyrtojë vendimin e tij për dorëheqje nga funksioni kryeministër, si dhe nga pozita e kryetarit të partisë, informon Zhurnal.
Në takimin e përbashkët është konstatuar se nuk janë të nevojshme zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse ato vetëm se do ta futnin vendin në krizë politike, ekonomike dhe shoqërore, por gjithashtu do t’i frenonin proceset e integrimeve evropiane.
Partnerët e koalicionit qeveritar njëzëri thanë se Maqedonisë së Veriut i nevojitet qeveri me kurs të qartë euroatlantik të veprimit, e cila sjellë rezultate në interes të qytetarëve, veçanërisht në kohë të pandemisë dhe krizës energjetike.
Ndërkohë, nga kabineti i shefit të shtetit informuan se presidenti Pendarovski zyrtarisht ende nuk është informuar për dorëheqjen e kryeministrit Zaev.
Edhe nga Kuvendi informuan se ende nuk ka arritur dorëheqja e kryeministrit Zaev dhe se në takimin e djeshëm koordinues tek kryeparlamentari Xhaferi nuk është biseduar për hapat e mëtejmë që do të vijoniin pas deklaratës së kryeministrit të dielën në mbrëmje sa i përket dorëheqjes.
Sipas nenit 219 të rregullores së Kuvendit, Qeveria, kryeministri apo anëtar i Qeverisë mund ët japin dorëheqje. Dorëheqja e qeverisë dorëzohet në Kuvend në formë të shkruar dhe mund të arsyetohet. Dorëheqjen e qeverisë apo kryeministrit, kryeparlamentari e dërgon menjëherë te deputetët dhe kryetarin e shtetit.
Më tej në nenin 220 thuhet se Kuvendi në seancën e parë, konstaton se kryeministrit mandati i përfundon në ditën e mbajtjes së seancës.
Shumica aktuale parlamentare prej 62 deputetëve është e përbërë nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM, ndërsa në të bëjnë pjesë dhe BDI, PDSH, BESA, NSDP, LDP, DOM, Lidhja Demokratike, VMRO-NP, Partia e pensionistëve, Pala serbe në Maqedoni, Partia për Lëvizje të Turqve dhe Partia Demokratike e Turqve.//Zhurnal.mk