Shkup, 4 nëntor – Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka lëshuar urdhër për kryerjen e procedurave hetimore ndaj dy personave, babë e bir, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “prodhim të paautorizuar, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim me armë ose materie plasëse”, nga neni 396 i Kodit Penal.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e dy të dyshuarve, në rrugën “Metodija Mitrevski” në Shkup, në një punëtori të improvizuar është gjetur një sasi e madhe armësh, municione të ndryshme dhe pjesë për armë.
Departamenti për marrëdhënie me publikun në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka njoftuar se është kontrolluar në uikendin shtëpizën e familjes në fshatin Rashtak, ku është gjetur një sasi shtesë e armëve dhe municionit.
“Për të dyshuarit e moshës 73 dhe 46 vjeçare prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së caktimit të masës së paraburgimit, sepse ekziston rreziku që të ikin ose ta përsërisin veprën penale”, thuhet në komunikatë