• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Banka Popullore i prezantoi projeksionet makroekonomike para bashkësisë ndërkombëtare

usrargument by usrargument
13/11/2021
in Maqedoni, TOP LAJM
0
Banka Popullore i prezantoi projeksionet makroekonomike para bashkësisë ndërkombëtare
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 13 nëntor – Projeksionet e Bankës Popullore për tempon e rimëkëmbjes të ekonomisë së Maqedonisë dhe për inflacionin janë shumë të afërta me projeksionet e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe Komisionit Evropian, ishte theksuar në mbledhjen që Banka Popullore dje e mbajti me përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare dhe korrit diplomatik.

Projeksionet e Bankës Popullore janë rritja ekonomike për këtë vit prej 3,9 për qind, ndërsa FMN-ja dhe Komisioni Evropian parashikojnë rritje prej 4 për qind, ndërsa Banka Popullore prej 4,6 për qind. Në lidhje me inflacionin, për këtë vit, projeksionet e Bankës Popullore janë 3,1 për qind, që është identike edhe me projeksionin e FMN-së dhe ngjashëm me projeksionin e Komisionit Evropian prej 3,3 për qind, ndërsa Banka Botërore projekton mesatarisht inflacion më të ulët prej 2,4 për qind.

Mbledhja, siç kumtoi Banka Popullore, është mbajtur përmes videokonferencës, ndërsa në të morën pjesë përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Kombeve të Bashkuara (KB), Programi për Zhvillim të KB-së (UNDP), Delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) si dhe përfaqësitë diplomatike të Hungarisë. Çekisë, Ukrainës, Sllovakisë, Bullgarisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës  (SHBA), Kinës, Gjermanisë, Sllovenisë, Greqisë, Rumanisë, Zvicrës, Spanjës dhe Kosovës.

Në prezantim, guvernatorja Anita Angelovska Bezhoska ka potencuar se skenari makroekonomik dhe rreziqet rreth tij edhe këtë herë janë kushtëzuar para se gjithash nga ngjarjet e mëtutjeshme lidhur me krizën shëndetësore, prishjen e zinxhirëve global të furnizimit dhe prodhimtarisë dhe kriza aktuale energjetike.

Guvernatorja u kthye edhe në protjet për rritje  të mëtutjeshme solide të kredisë dhe depozitave. Siç potencoi, pritet aktivitet kreditues i sektorit bankar, i cili do ta mbështesë rimëkëmbjen e ekonomisë. Sipas projeksioneve, mbështetja kredituese këtë vit do të arrijë 7,1 për qind dhe gradualisht do të përshpejtohet duke arritur rreth 8 për qind  në  plan afatmesëm. Të ngjashme janë pritjet edhe për lëvizjen e depozitave. 

Previous Post

Xhamitë e Shkupit me tabela të unifikuara

Next Post

Zaev: Sot kujtojmë heroizmin e luftëtarëve dhe popullatën civile të cilët luftuan për Shkupin

usrargument

usrargument

Next Post

Zaev: Sot kujtojmë heroizmin e luftëtarëve dhe popullatën civile të cilët luftuan për Shkupin

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.