• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Bashkëpunim për të ndërtuar bashkekzistencën harmonike njeri-natyrë

argadmin by argadmin
23/04/2021
in Bota, Kina
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fjalimin e tij të gjate Samitit të Liderve për klimën ,presidenti kinez  Xi Jinping  tha se përballë vështirësive të pashembullta në qeverisjen globale të mjedisit, bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë angazhime të guximshme dhe të zbatojë me përgjegjësi e të bashkëpunojë për ndërtimin e një bashkekzistence harmonike mes njeriut dhe natyrës.

Ai theksoi se njerëzimi duhet ta mbrojë natyrën dhe mjedisin ekologjik  dhe të promovojë formimin e një modeli të ri të bashkëjetesës harmonike midis njeriut dhe natyrës.

Të mbrosh mjedisin do të thotë të mbrosh produktivitetin dhe të përmirësosh mjedisin do të thotë të rritësh produktivitetin. Ne duhet të braktisim modelet e zhvillimit që dëmtojnë ose minojnë mjedisin ekologjik dhe duhet t’u themi jo qasjeve dritëshkurtra për qëllime përfituese në kurriz të mjedisit.

Përkundrazi, ne duhet të shfrytëzojmë mundësinë e madhe në kalimin e gjelbër dhe të lejojmë që fuqia e novacionit të na shtyjë në përditësimin e strukturave tona ekonomike, energjetike dhe industriale dhe të garantojmë që mjedisi të shërbejë për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror në të gjithë botën.

Presidenti Xi theksoi se duhet të punojmë në bazë të ligjit ndërkombëtar, të ndjekim parimin e barazisë dhe drejtësisë dhe të përqendrohemi në veprime efektive. Ne duhet të mbështesim sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb dhe të veprojmë në përputhje me objektivat dhe parimet e paraqitura në Konventën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike dhe Marrëveshjen e Parisit si dhe të punojmë për përmbushjen e Agjendën për Zhvillim të Vazhdueshëm 2030. Ne të gjithë duhet të bashkëpunojmë për udhëtimin e ri drejt shkarkimeve zero të karbonit. Në këtë proces është e nevojëshme të bashkojmë duart dhe jo të fajësojmë njëri-tjetrin, duhet të këmbëngulim dhe të mos bëjmë ndryshime çdo ditë; duhet t’i mbajmë premtimet dhe mos t’i shkelim ato.

Presidenti Xi theksoi gjithashtu se vendet e zhvilluara duhet të tregojnë ambicie dhe veprime më të mëdha, njëkohësisht të ndihmojnë në mënyrë efektive vendet në zhvillim ,të përmirësojnë aftësinë dhe të ofrojnë ndihmë në fushat e fondeve, të teknikës, të aftësisë në ndërtim etj.

Presidenti Xi përshëndeti rikthimin e ShBA-së në procesin shumëpalësh të qeverisjes së klimës. Kina dhe ShBA-ja sapo kanë publikuar “Deklaratën e Përbashkët përballë Krizës së Klimës”. Kina shpreson të bëjë përpjekje me bashkësinë ndërkombëtare, duke përfshirë ShBA-në, për të promovuar qeverisjen globale të mjedisit.

Në fund, presidenti Xi tha se Kina zbaton përparësinë ekologjike dhe zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët. Si pjesëmarrëse, kontribuese dhe udhëheqëse në ndërtimin e qytetërimit ekologjik botëror, Kina praktikon me vendosmëri multilateralizmin dhe përpiqet të nxitë ndërtimin e një sistemi global të qeverisjes mjedisore që është i drejtë, i arsyeshëm dhe me përfitime reciproke.

Kina e konsideron bashkëpunimin në fushën e qytetërimit ekologjik si përmbajtjen kryesore të ndërtimit të nismës së përbashkët “Një brez, një rrugë” dhe ka paraqitur propozimet saj për ekologjinë si dhe ka marrë një sërë masash për të vijuar ofrimin e ndihmës në favor të popujve të vendeve të ndryshme që marrin pjesë në ndërtimin e përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë”.

Tags: Kina
Previous Post

“New York Times”: Bisedimet Kinë-ShBA mbi klimën, shembull i rrallë bashkëpunimi

Next Post

Përurohet shërbimi i trenave të drejtpërdrejtë të mallrave Wuhan-Milano

argadmin

argadmin

Next Post

Përurohet shërbimi i trenave të drejtpërdrejtë të mallrave Wuhan-Milano

Stay Connected test

Recent News

6 viktima, 600 raste të reja dhe 743 pacientë të shëruar nga Covid

11/08/2022
Ministria e Arsimit: Kishte tentim për sulm nga hakerë por pamjet nuk janë nga kamerat e tona

MASH: Viti shkollor fillon më 1 shtator, vijojnë aktivitet përgatitore për fillim të suksesshëm

11/08/2022
Për përparim të sigurt të të rinjve, nevojiten hapa seriozë dhe bashkëpunim të rajonit

Për përparim të sigurt të të rinjve, nevojiten hapa seriozë dhe bashkëpunim të rajonit

11/08/2022
Sociologët: Kemi vënë në dukje problemet me mësimin e sociologjisë dhe edukimit qytetar

Sociologët: Kemi vënë në dukje problemet me mësimin e sociologjisë dhe edukimit qytetar

11/08/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.