Ekonomisti i njohur amerikan Jeffrey Sachs i cili është drejtor i Qendrës së Zhvillimit të Vazhdueshëm në Universitetin e Kolumbias dhe kryetari i komisionit për COVID-19 të revistës ndërkombëtare mjekësore “The Lancet” u shpreh që bota nuk bëri reagime të mjaftueshme ndaj epidemisë. Një nga problemet kryesore mund të jetë që ShBA-ja nuk arriti të zhvillojë bashkëpunim me Kinën për një zgjidhje globale.
Sipas Sachs-it, ShBA-ja duhet medoemos të bashkëpunojë me Kinën “për të kërkuar një zgjidhje globale për përballimin e epidemisë së COVID-19”. Vetëm kjo mund të përfundojë pandeminë që është përhapur në tërë botën.
Ekonomisti u shpreh gjithashtu që vendet e pasura nuk kanë ndarë njohuritë e tyre në mënyrë bujare, veçanërisht lidhur me vaksinat. Ai i nxiti vendet e ndryshme të përpiqen më shumë dhe të bashkërendohen në përballimin global të epidemisë.