• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

BB: Zhvillimi i Kinës do të nxisë rritjen e ekonomive të tregut në zhvillim

argadmin by argadmin
15/01/2021
in Bota, Kina
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në raportin e kohëve të fundit të “Perspektivës Ekonomike Globale” nga Banka Botërore theksohet se për shkak të përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit të llojit të ri, ekonomia botërore do të ketë rënie në gjysmën e parë të vitit 2021. Në një seminar të mbajtur nga një think-tank për globalizimin më 13 janar, eksperti i Bankës Botërore theksoi se rënia e investimeve dhe rritja e borxhit janë ndikimet kryesore që koronavirusi ka ushtruar në ekonomitë e vendeve të ndryshme dhe rimëkëmbja ekonomike e Kinës është rast i veçantë në Azinë Lindore, duke mbështetur rimëkëmbjen ekonomike në botë, sidomos në vendet e Azisë Lindore dhe vendet në zhvillim. Banka Botërore vuri në dukje se në vitin 2020, Kina mund të bëhet e vetmja ekonomi e madhe që regjistron rritje ekonomike. Banka Botërore parashikoi se rritja e PBB-së së Kinës do të jetë 7.9% në vitin 2021. Në të njëjtën kohë, falë nxitjes nga Kina, tregjet në zhvillim do të rriten me 5% këtë vit, shifër kjo më e lartë se 4.6% që ishte parashikuar më parë.

Drejtori i Bankës Botërore për Kinën, Korenë e Jugut dhe Mongolinë Martin Raiser tha se ekonomia kineze ka një mëkëmbje në “në formë V”, ndërsa vendet e tjera rimëkëmbje “në formë L”. Në kontekstin e rënies së investimeve globale, vëllimi i investimeve dhe tregtisë së Kinës mbeti i qëndrueshëm. Kina e konsideron konsumin si motorin kryesor të rritjes, ndërsa vazhdon të investojë në infrastrukturë. Për më tepër, Kina ka promovuar vazhdimisht digjitalizimin në fushat e financave dhe konsumit.

Ky model i rimëkëmbjes u ka siguruar vendeve përvojë me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik pas epidemisë. Vlen të theksohet se, në krahasim me vendet e tjera, industria prodhuese e Kinës është e pjekur, veçanërisht në fushën e pajisjeve mjekësore. Kina jo vetëm që përmbush nevojat e veta, por gjithashtu mund të ofrojë furnizime mjekësore për pjesën tjetër të botës. Kjo garanton shërimin e ekonomisë kineze dhe ndërkohë ofron kontribut në botë

Tags: Kina
Previous Post

Hungari, arrihet marrëveshja për blerjen e vaksinës kineze të “Sinopharm”-it

Next Post

Rritet ndjeshem prodhimi i anijeve

argadmin

argadmin

Next Post

Rritet ndjeshem prodhimi i anijeve

Stay Connected test

Recent News

Në këto vende njerëzit nuk sëmuren kurrë

Në këto vende njerëzit nuk sëmuren kurrë

21/06/2022
Franca ua ndalon grave muslimane veshjet për larje me ‘burkini’

Franca ua ndalon grave muslimane veshjet për larje me ‘burkini’

21/06/2022

U kap në Holandë me 5 kg kokainë në kroskotin e makinës, shqiptari justifikohet

21/06/2022
Integrimi i vendit në BE, Markoviq: Jemi në një periudhë shumë delikate

Integrimi i vendit në BE, Markoviq: Jemi në një periudhë shumë delikate

21/06/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort