• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Kosovë

BE përsërit: Kosova t’i zbatojë marrëveshjet

usrargument by usrargument
04/11/2021
in Kosovë
0
BE përsërit: Kosova t’i zbatojë marrëveshjet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se institucionet evropiane presin që Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

I pyetur nga gazetarët të komentojë deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë për BBC-në se nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Stano tha se “në parim, nuk i komenton deklaratat e palëve të treta”.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë për marrëveshjet e arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ne duhet ta respektojmë marrëveshjen dhe të bëjmë çmos për të siguruar zbatimin e atyre marrëveshjeve”, tha Stano.

Në një intervistë për BBC-në, Kurti ka thënë se me krijimin e Asociacionit, do të krijohej “diçka e ngjashme me Republikën Sërpska në Kosovë”, andaj nuk do të lejojë që “në Kosovë të përsëritet Bosnja”.

Republika Sërpska, e banuar me shumicë serbe, është njëri nga dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Entiteti tjetër është Federata Myslimane-Kroate.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013.

Dy vjet më vonë, dy vendet kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Pala serbe këmbëngul që Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin.

BE-ja, në disa rase, ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjes.

Kurti, edhe më herët, ka thënë se në Kosovë “nuk mund të ketë asociacion njëetnik”.

Previous Post

Britania miraton pilulën e parë kundër COVID-19

Next Post

Policia shkatërron një rrjet të trafikimit të migrantëve nga Ballkani

usrargument

usrargument

Next Post
Policia shkatërron një rrjet të trafikimit të migrantëve nga Ballkani

Policia shkatërron një rrjet të trafikimit të migrantëve nga Ballkani

Stay Connected test

Recent News

Nga nesër fillojnë reduktimet e rrymës në gjithë Kosovën

14/08/2022

10 vendet më të pasura në botë

14/08/2022
Kosovari që paralajmëroi vrasjen e Dick Marty-t

Kosovari që paralajmëroi vrasjen e Dick Marty-t

14/08/2022
Ushqimet që nuk duhet t’i hash kurrë esëll ose me stomakun bosh

Ushqimet që nuk duhet t’i hash kurrë esëll ose me stomakun bosh

14/08/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.