Ndalesa e radhës e Ish-Kryeministrit Sali Berisha do të jetë Librazhdi, ku do të vijojë turin e takimeve me demokratët.
Ky takim i Berishës vjen në një kohë kur mbi 4 mijë firmëtarë të Kuvendit Kombëtar kërkojnë mbajtjen e këtij forumi në 11 Dhjetor.
Ish-Kryeministri Berisha në foltoret me anëtarësinë e PD-së është shprehur se Kuvedi kombëtar do të mblidhet në respekt të vullnetit të shprehur nga delegatët firmëtarë në 11 dhjetor dhe se askush nuk mund ta ndalojë mbajtjen e tij.
Ndërkohë Lulzim Basha ka shpallur datën për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në 18 dhjetor, duke e cilësuar miting mbledhjen e forumit të thirrur nga Berisha.