Shkup, 4 nëntor – Flakron Bexheti
Kjo Qeveri nuk planifikoi masa preventive për stabilitet të energjisë në kohën kur importi i energjisë shtetit i kushton shumë ndërsa prodhimi vendor i energjisë ngec gjithashtu nga mungesa e qymyrit dhe mazutit.
Moti i thatë gjatë verës që shkoi e zvogloi dukshëm edhe prodhimin vendor nga hidrocentralet e vendit, edhe pse u lejuan nga Qeveria që sektori privat të ndërtojë mini hidrocentrale nëpër shumë lumenj.
Mungesa e strategjisë së qeverisë për ta parashikuar një situatë të tillë, me të drejtë rrit shqetësimin e qytetarëve për shtrejtimin e energjisë elektrike, të cilët do ta kenë vështirë ta përballojnë gjatë dimrit që e kemi në prag.