• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Kosovë

Bislimi jep detaje nga dialogu i sotëm në Bruksel

usrargument by usrargument
16/11/2021
in Kosovë
0
Bislimi jep detaje nga dialogu i sotëm në Bruksel
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të raundit të dialogut Kosovë-Serbi, të martën në Bruksel janë mbajtur takime të ndara bilaterale në nivel kryenegociatorësh me Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk

Në një njoftim të qeverisë thuhet se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në takimin me Lajçak diskutoi rreth gjendjes së zbatimit të dakordimeve të arritura në kuadër të marrëveshjeve ekzistuese, çështjen e të pagjeturve, takimet e nëngrupeve punuese dhe pranimin e mbetjeve mortore të viktimave të luftës të gjetura në Kizhevak të Serbisë.

Tutje theksohet se delegacioni i Kosovës ngriti shqetësim të madh për rastin e fundit, kur Serbia si organizatore e botërorit të boksit, ka shkelur të drejtën e sportistëve dhe të Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror të Boksit, siç është e përcaktuar me rregullat e organizatave ndërkombëtare të sportit.

Po ashtu, ndalesa e bërë ekipit përfaqësues të boksit për të marrë pjesë në botërorin e boksit në Beograd, nga delegacioni kosovar u theksua si veprim i palës serbe që është plotësisht në kundërshtim me frymën e lëvizjes së lirë, që promovohet përmes marrëveshjes së Brukselit në raport me Serbinë.

Gjithashtu, shqetësim tjetër i ngritur janë pengesat e shkaktuara nga autoritetet serbe në transferin e mjeteve për Luginë e Preshevës.

Nga pala kosovare u kërkua facilitim shtesë nga BE-ja, veçanërisht duke pasur parasysh domosdoshmërinë e një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë, meqenëse nga Ministria e Financave dhe Transfereve të Kosovës janë planifikuar dy milionë euro për Luginën e Preshevës në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Previous Post

Graniti për Fifin në Big Brother VIP: I qëndrova afër një personi me probleme mentale

Next Post

Kastriot Rexhepi i përjashtuar përfundimisht nga BESA – Kasami thotë fjalën e fundit

usrargument

usrargument

Next Post
Kastriot Rexhepi i përjashtuar përfundimisht nga BESA – Kasami thotë fjalën e fundit

Kastriot Rexhepi i përjashtuar përfundimisht nga BESA – Kasami thotë fjalën e fundit

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.