• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

Blerja në internet bëhet e gjelbër e me karbon të ulët

usrargument by usrargument
09/11/2021
in Bota, Kina
0
Blerja në internet bëhet e gjelbër e me karbon të ulët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Festa e blerjeve në internet e Kinës “Dy Njëmbëdhjetat” (11 nëntor) këtë vit nuk është vetëm një veprimtari blerjesh, por edhe një fushë e testimit të uljes së karbonit, gjë që i bën jehonë thirrjes së vendit për zhvillimin e gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni.
Periudha e shitjeve e këtij viti u zgjerua në një “stinë blerjeje” nga 20 tetori deri më 11 nëntor, me dy periudha shitjesh – e para nga 1 deri më 3 nëntor dhe e dyta më 11 nëntor.
Gjigantët e tregtisë elektronike shfrytëzuan rastet e shitjes për të marrë pjesë në fushatën mjedisore të vendit nëpërmjet promovimit të produkteve me karbon të ulët dhe të pakësimit të shpërdorimit.
“Tmall”-i i “Alibaba”-s shpërndau kupona të gjelbër blerjesh me vlerë prej 100 milionë juanësh (15.62 milionë dollarë amerikane), për t’i inkurajuar përdoruesit që të blejnë pajisje shtëpiake me konsum të ulët energjie dhe produkte të gjelbra të certifikuara.

“JD. Com” shpalli se do të zëvendësojë furgonat tradicionalë me mjete transporti me energji të re për të arritur lëshime të ulëta karboni dhe transport më të pastër. Kjo kompani do të vazhdojë promovimin e paketimit të gjelbër riqarkullues dhe përdorimin e pakove postare të ripërdorshme, si pjesë e planit të pakësimit të konsumit të energjisë të nisur në vitin 2017.
Kompania logjistike “Cainiao” tha se do t’u japë 7.5 milionë vezët konsumatorëve që do të marrin pjesë në fushatën e saj të kutive të riqarkullueshme nga 1 deri më 15 nëntor, në përpjekje për promovimin e riqarkullimit të ambalazheve.
Më 18 tetor, Shoqata e Postës së Shpejtë e Kinës filloi nismën e gjelbër të “Dy Njëmbëdhjetave” në sektorin e logjistikës. Sipas kësaj nisme, 80 për qind e tregtisë elektronike duhet të ripaketohet më, dhe duhet të ulet përdorimi i kutive me shkumë plastike të flakshme

Tags: Kina
Previous Post

Qeveria do të mbajë seancën e 118-të

Next Post

Edhe Partia për Lëvizjen e Turqve kundër koalicionit opozitar: JO bashkëpunim anti-NATO dhe anti-BE

usrargument

usrargument

Next Post
Edhe Partia për Lëvizjen e Turqve kundër koalicionit opozitar: JO bashkëpunim anti-NATO dhe anti-BE

Edhe Partia për Lëvizjen e Turqve kundër koalicionit opozitar: JO bashkëpunim anti-NATO dhe anti-BE

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.