• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Bllokohet zgjedhja e gjykatësve, ky është shkaku

usrargument by usrargument
16/11/2021
in Maqedoni, TOP LAJM
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 16 nëntor – Kuvendi deri në fund të vitit nuk mund të zgjedhë dhe as nuk do të shkarkojë funksionarë të zgjedhur nga legjislativi. Deri në votimin përfundimtar të buxhetit për vitin 2022, të cilin deputetët pritet ta miratojnë deri më 5 dhjetor – të gjitha proceset e tjera që duhet të votohen në seancë plenare janë ngrirë. I tillë është rasti me Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, i cili mbeti pa kryetar, pasi deputeti nga radhët e LSDM-së, Kostadin Kostadinov u bë kryetar i Komunës së Strumicës, me këtë i përfunduan të gjitha detyrat parlamentare. Për të funksionuar ky komision, i cili emëron, zgjedh dhe shkarkon funksionarë, pasardhësi i Kostadinovit duhet të zgjidhet në seancë plenare, e cila mund të thirret pas votimit të buxhetit.

“Së pari duhet të ndërrohet udhëheqja, por edhe në të gjitha organet punuese me deputetët e rinj. Më pas do të vazhdojë puna e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime me detyrat që i ka, si dhe të gjitha komisioneve të tjera. Nuk pres që kjo të ndodhë përpara seancës së re të ardhshme plenare”, deklaroi Jovan Mitreski – koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

Ky pezullim i funksionimit të Kuvendit vjen pas zgjedhjeve lokale, në të cilat 6 deputetë u zgjodhën kryetarë komunash. Dhe pikërisht Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime duhet të konfirmojë dorëheqjen e ministrit të Bujqësisë Arianit Hoxha, si dhe të dy zëvendësministrave të tjerë nga radhët e BESA-s. Gjithashtu, ky komision parlamentar duhet të propozojë gjykatësit kushtetues para deputetëve në seancë plenare, për të kompletuar përbërjen e Gjykatës Kushtetuese. Kryetarja e kësaj gjykate, Dobrila Kacarska në bisedë telefonike për Alsat thotë se edhe një gjykatësi tjetër kushtetues i mbaron mandati.

“Nevojitet që Kuvendi të zgjedhë katër gjykatës kushtetues, sepse më 14 janar i skadon mandati gjykatësit Jovan Josifovski . Gjykata Kushtetuese do të reduktohet në pesë gjykatës. Në përbërje të tillë do të kemi shumicën, por nuk do të mund të marrim vendim, nëse një gjykatës voton ndryshe. Me pesë gjykatës kushtetues, Gjykata Kushtetuese nuk do të mund të marrë vendime, që votohen me shumicë prej dy të tretash”, u shpreh Dobrila Kacarska, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese aktualisht punon me gjashtë gjykatës dhe vitin e ardhshëm nëse nuk zgjidhen gjykatës të rinj kushtetues, do të punojë vetëm me pesë. Kushtetuesja duhet të vendosë për ligjshmërinë e Ligjit për Korridoret 8 dhe 10, autostradat e të cilit do të ndërtohen nga konsorciumi amerikano-turk “Behtel – Enka”, kompani që në vend që të zgjidhet me tender, deputetët miratuan një ligj të posaçëm, që lejon ata të ndërtojnë. Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit, me iniciativën e dorëzuar në Kushtetuese, ka kërkuar nga gjykata që të marrë masë të përkohshme për ndalimin e këtij Ligji, deri në pronocimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësi Kushtetues tashmë ka përgatitur raportin për këtë rast, i cili së shpejti do t’i prezantojë pretendimet në të, në një nga seancat e ardhshme të Gjykatës Kushtetuese, ku gjykatësit do të diskutojnë dhe vlerësojnë kushtetutshmërinë e Ligjit për ndërtimin e korridoreve, përkatësisht autostradave./Alsat.mk

Previous Post

Rusia hedh poshtë akuzat për rrezikimin e astronautëve në ISS

Next Post

Koment / Kur kritikoni dikë për qëndrime antiperëndimore, kujtohuni sa vite ishit në koalicion me Gruevskin dhe Ivanovin!

usrargument

usrargument

Next Post
Koment / Kur kritikoni dikë për qëndrime antiperëndimore, kujtohuni sa vite ishit në koalicion me Gruevskin dhe Ivanovin!

Koment / Kur kritikoni dikë për qëndrime antiperëndimore, kujtohuni sa vite ishit në koalicion me Gruevskin dhe Ivanovin!

Stay Connected test

Recent News

2.7 miliardë lekë për vaksinat anti-COVID

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

28/01/2023
Fillim i ciklit të dytë të programit “Supershkolla”

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

28/01/2023

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

28/01/2023
LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

28/01/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.