Shkup, 3 dhjetor – Të gjitha gratë dhe vajzat e interesuara nga kategoritë e cenueshme të cilët duan t’i shpërblejnë aftësitë e tyre digjitale përmes programit të subvencionuar për marketing digjital mund të paraqiten në thirrjen që e ka hapur Seavus Qendra edukative dhe zhvillimore në bashkëpunim me IMACT Foundation.
Programi fillimisht dedikohet për vajzat dhe gratë e pa puna deri në 29 vjet, ndërsa përparësi do të kenë aplikacionet të cilat do të jenë nga brendësia e vendit.
Të interesuarat, aplikacionin mund ta dërgojnë në linkun në vijim, pas çka do të kontaktohen nga ana e QEZHB.
Thirrja do të jetë e hapur më së voni deri më 13 dhjetor të vitit 2021, ndërsa informacione shtesë mund të marrin në slavica.miloshevikj@seavus.com ose në numrin e telefonit 075 334 547.