• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Çfarë parashohin Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit pas dorëheqjes së kryeministrit

usrargument by usrargument
23/12/2021
in Maqedoni, TOP LAJM
0
Tridhjetë vjet nga miratimi i Kushtetutës
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 23 dhjetor – Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev dje kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi ia dorëzoi dorëheqjen e paralajmëruar nga funksioni i kryeministrit, që duhet të konstatohet para seancës së sotme për pyetje të deputetëve, me çka fillojnë të vijojnë edhe afatet kushtetuese për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rregullorja e Kuvendit e rregullojnë procedurën në rast dorëheqjeje të kryetarit të Qeverisë.

Në nenin 93 të Kushtetutës është theksuar se “Dorëheqja e kryetarit të Qeverisë, vdekja e tij ose pengesa e përhershme që ta kryejë funksionin, tërheqin dorëheqje të Qeverisë. Qeveria e cila ka dhënë dorëheqje ose së cilës i është ndërprerë mandati, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”.

Në nenin 219 të Rregullores së Kuvendit, qëndron se “Qeveria, kryetari i Qeverisë ose anëtar i Qeverisë mund të japin dorëheqje. Dorëheqja e Qeverisë ose e kryetarit të Qeverisë, parashtrohet te kryetari i Kuvendit në formë të shkruar dhe mund të shpjegohet… Dorëheqjen e Qeverisë ose kryetarit të Qeverisë, kryetari i Kuvendit menjëherë e dorëzon te deputetët dhe te presidenti i Republikës”.

Në nenin 220 më tutje thuhet se “Kuvendi në mbledhjen e parë të ardhshme, pa debatuar, konstaton se kryetarit të Qeverisë, Qeverisë dhe anëtarit të Qeverisë, mandati iu ndërpritet në ditën e mbajtjes së mbledhjes”, përcjellë Zhurnal.

Më pas sipas nenit 90 të Kushtetutës, presidenti i shtetit është i obliguar në afat prej dhjetë ditësh t’ia besojë mandatin për përbërjen e Qeverisë një kandidati të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditësh nga dita e dorëzimit të mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë.

Qeverinë me propozimin e mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedhë Kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Zoran Zaev në dorëheqjen e shkruar deri tek Xhaferi theksoi se këtë vendim e ka marrë si hap logjik i cili del nga rezultati në zgjedhjet lokale dhe si shprehje e përgjegjësisë së ndërmarrë për rezultatet e zgjedhjeve. Ai gjithashtu thotë se dorëheqjen nuk do ta elaborojë me gojë para deputetëve.

Pas konstatimit të dorëheqjes, pritet shumica parlamentare për mandatar ta propozojë liderin e ri të LSDM-së dhe zëvendësministrin aktual të Financave, Dimitar Kovaçevski.

Pas mandatit të marrë Kovaçevski në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm në Kuvend duhet ta dorëzojë programin dhe propozimin për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, pas çka do të pasonte zgjedhja e qeverisë së re në seancë kuvendore./Zhurnal.mk

Previous Post

Nuk do të ketë masa restriktive shtesë gjatë festave të fundvitit

Next Post

Maqedonia e Veriut i bashkohet grupit luftarak të BE-së HELBROC

usrargument

usrargument

Next Post
Maqedonia e Veriut i bashkohet grupit luftarak të BE-së HELBROC

Maqedonia e Veriut i bashkohet grupit luftarak të BE-së HELBROC

Stay Connected test

Recent News

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

25/05/2022
Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

25/05/2022
Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

25/05/2022

KSI përgatitet për lijën e majmunëve, kërkon blerjen e testeve dhe trajtimeve

25/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort