• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Ekonomi

CFO-ja e “Huawei”-t Meng Wanzhou largohet nga Kanadaja dhe arrin në Kinë

argadmin by argadmin
26/09/2021
in Ekonomi, Kina
0
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Meng Wanzhou, kryezyrtarja financiare e kompanisë “Huawei”, u largua nga Kanadaja të premten sipas orës vendore me një avion çarter të qeverisë kineze dhe ka arritur në atdhe në mbrëmjen e të shtunës  duke u ribashkuar me familjen e saj, “me përpjekjet e paepura të qeverisë kineze”, njoftoi agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”.

Arresti shtëpiak i Meng-ut në Kanada përfundoi të premten, pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë hoqi dorë nga kërkesa për ekstradimin e saj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian shprehu të shtunën, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, përshëndetje për kthimin e Meng Wanzhou-t në atdhe.

Meng-u u arrestua më 2018 në Aeroportin Ndërkombëtar të Vankuverit me kërkesën e ShBA-së.

Kryezyrtarja financiare e “Huawei”-t Meng Wanzhou nuk i ka pranuar akuzat për mashtrim, tha William Taylor III, një nga avokatët e Meng-ut, në një deklaratë pas përfundimit të arrestit shtëpiak trevjeçar në Kanada.

“Kënaqem shumë që Meng-u dhe Departamenti amerikan i Drejtësisë kanë arritur një marrëveshje të shtyrjes së procedimit, e cila u miratua nga gjykatësja Donnelly,” thuhet në deklaratë. “Sipas kësaj marrëveshjeje, zj. Meng nuk do të procedohet më tej në ShBA dhe procedurat e ekstradimit në Kanada do të përfundojnë. 

Në avionin çarter me te cilin udhëtoi ajo iu drejtua gazetarëve:

Lutemi për paqe dhe fatmirësisht jetojmë në kohë paqeje. Vlerësojmë madhështinë dhe lumturisht jetojmë në një vend të madh.

U rrita gjatë periudhës së reformës e hapjes së Kinës dhe kam parë e përjetuar nga afër luftën e paepur dhjetëravjeçare të të gjithë popullit kinez nën udhëheqjen e PKK-së.Sot atdheu jonë shkon drejt lulëzimit dhe populli kinez eci drejt pasurimit të përbashkët, duke dhënë kontribut të madh për paqen e zhvillimin e botës. 

Në prag të Festës Kombëtare të Kinës, i uroj atdheut “Gëzuar Ditëlindjen”. Rruga për në shtëpi ka qenë me zigzage, por është më e ngrohta në botë.

Tags: Kina
Previous Post

Vaksinat shtesë mund të sigurojnë miliarda dollarë fitime për kompanitë prodhuese

Next Post

23 Celebrity Tweets You Missed From The Golden Globes

argadmin

argadmin

Next Post

23 Celebrity Tweets You Missed From The Golden Globes

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.