• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Bota

CMG-ja: Gjendja e tregtisë së jashtme përgjithësisht e mirë

argadmin by argadmin
14/10/2021
in Bota, Kina
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat e fundit të publikuara nga Administrata e Përgjithshme Doganore e Kinës tregojnë se vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të mallrave në tre tremujorët e parë të këtij viti arriti në 28.33 trilionë juanë, një rritje prej 22.7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksportet u rritën 22.7 % dhe importet 22.6 %. Në baza tremujore, shkalla e importit dhe eksportit të Kinës është rritur çdo tremujor, duke vazhduar të ruajë rritjen e shpejtë. Kjo tregon plotësisht se tregtia e jashtme e Kinës është relativisht elastike dhe prirja e përgjithshme e rritjes nuk ka ndryshuar, theksohet në një koment të CMG-së.

Tregtia e jashtme e Kinës në këto nëntë muaj pati një tren pozitiv për disa arsye. Së pari, baza është i mirë. Rimëkëmbja e vazhdueshme e ekonomisë së brendshme  ka hedhur bazë të fortë për rritjen e vazhdueshme të tregtisë së jashtme.

Në të njëjtën kohë, mjetet efektive të politikave janë thelbësore. Që nga fillimi i këtij viti, qeveria  ka publikuar një sërë politikash për stabilizimin e tregtisë së jashtme, duke përfshirë përshpejtimin e zhvillimit të formave dhe modeleve të reja të tregtisë së jashtme, thellimin e reformës së lehtësimit të tregtisë ndërkufitare, përmirësimin mjedisin e biznesit në porte dhe promovimin e reformës dhe inovacionit në lehtësimin e tregtisë dhe investimeve në zonat e tregtisë së lirë.

Përmirësimi i mjedisit të jashtëm ka sjellë përfitime edhe për tregtinë e jashtme të Kinës. Kohët e fundit, ekonomia e tregtia globale janë rritur, e po ashtu gradualisht është shtuar edhe kërkesa e jashtme. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që ekonomia globale do të rritet me 5.9 % sivjet, dhe Organizata Botërore e Tregtisë parashikon që tregtia globale e mallrave do të rritet me 10.8 % këtë vit.

Si vendi më i madh në tregtinë globale të mallrave, rimëkëmbja e qëndrueshme e tregtisë së jashtme të Kinës ka rëndësi të madhe për stabilizimin e zinxhirit industrial dhe zinxhirit global të furnizimit. Në gjysmën e parë të këtij viti, pjesa e import-eksportit, e eksportit dhe e importit të Kinës në tregun ndërkombëtar ishin përkatësisht 13.2%, 14.5 % dhe 12 %, duke u rritur me 0.8, 0.9 dhe 0.8 pikë përqindjeje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por duhet të theksohet se, për shkak të luhatjeve aktuale në gjendjen globale të epidemisë dhe rimëkëmbjes së vështirë të ekonomisë botërore, zhvillimi i tregtisë së jashtme të Kinës po përballet me faktorë më të paqëndrueshëm dhe të pasigurt. Administrata e Përgjithshme Doganore e Kinës parashikon se, duke marrë parasysh ndikimin e bazës së lartë të tregtisë së jashtme në vitin 2020, shkalla e rritjes së importeve dhe eksporteve mund të bjerë në tremujorin e katërt të këtij viti, por ende pritet të arrihet me shpejtësi rritje në mbarë vitin.

Tags: Kina
Previous Post

Xi – Merkel : Paqja dhe zhvillimi,vizion i përbashkët

Next Post

Vëmendje e veçantë për të moshuarit

argadmin

argadmin

Next Post

Vëmendje e veçantë për të moshuarit

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.