• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Editorial
  • Opinione
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Shqipëri

Çuçi vizitë në Kosovë: Leje qëndrimi unike me aplikim online, lëvizje e lirë për zonat e brezit kufitar dhe një pikë e re kalimi në Shishtavec

usrargument by usrargument
19/11/2021
in Shqipëri
0
Çuçi vizitë në Kosovë: Leje qëndrimi unike me aplikim online, lëvizje e lirë për zonat e brezit kufitar dhe një pikë e re kalimi në Shishtavec
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë takimit me homologun, Xhelal Sveçla, u diskutua për çështje të interesit të përbahskët të të dy vendeve tona, kryesisht për ato që lidhen me lëvizjen e njerëzve përmes pikave kufitare, lejet unike të qëndrimit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk https://bmcigar.mk

“S’do të ketë me radhë pritje nëpër sportele për shqiptarët andej e këtej kufirit, që duan të pajisen me leje qëndrimi. Aplikim online dhe një leje qëndrimi unike. Po kështu do të ketë qarkullim të lirë për banorët përgjatë brezit kufitar të dy shteteve. Me rëndësi është gjithashtu edhe hapja e një pike të re kufitare në Shishtavec, për t’iu ardhur në ndihmë fluksit të shtuar të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë e Kosovës”, shprehet ministri Çuçi.

Të dy ministrat rikonfirmuan vullnetin e përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin policor mes dy vendeve, në mënyrë që siç tha ministri Çuçi, të jemi në një front kur është fjala për luftën kundër krimit të organizuar.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345PreviousNext
Duke u ndalur te inovacioni dhe teknologjia në fushën e sigurisë, ministri Çuçi njohu homologun kosovar me ambicien e Shqipërisë për të bërë një kapërcim të madh në këtë drejtim duke filluar që prej vitit të ardhshëm ku gati gjysma e buxhetit për investime do të shkojë për teknologjinë dhe pajisjet moderne që i duhen strukturave të policisë.

“Avantazhet që sjellin këto sisteme të reja teknologjike do të shfrytëzohen edhe në pikat e kalimit kufitar të vendeve tona, për të përpunuar më shpejt lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave”, u shpreh Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Previous Post

Ekziston një shpjegim shkencor: Pse ëndërrojmë sikur biem dhe çfarë do të thotë në të vërtetë?

Next Post

‘Kam një vajzë 4 vjeçe’, Tola e ‘Përputhen’ flet për herë të parë

usrargument

usrargument

Next Post
‘Kam një vajzë 4 vjeçe’, Tola e ‘Përputhen’ flet për herë të parë

‘Kam një vajzë 4 vjeçe’, Tola e ‘Përputhen’ flet për herë të parë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.