Shkup, 22 dhjetor – Sot Bashkësia e Njësive të Vetqeverisjes Lokale zgjodhi kryesinë e re. Si kryetare e re e BNJVL-së u zgjodh kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella ARsovska, ndërsa nënkryetar u rizgjodh Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.
Ganiu për rizgjedhjen e tij si nënkryetar shprehet se për të është përgjegjësi dhe nder ndërsa përvojat që ka fituar aty, do t’i shfrytëzojë për të vazhduar reformat që janë filluar për të ruajtur unitetin e BNJVL-së.
Ganiu konsideron se si prioritet më i rëndësishëm do të mbetet përkushtimi për sigurimin e një pavarësie më të madhe financiare të komunave dhe sigurimin e kushteve për shlyerjen e borxheve me të cilat akoma përballen më shumë komuna.