• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Davidoviq: Parashtrohet ankesë për masën e paraburgimit për Mijallkovin për “Parcelat në Vodno”

usrargument by usrargument
23/12/2021
in Maqedoni
0
Davidoviq: Parashtrohet ankesë për masën e paraburgimit për Mijallkovin për “Parcelat në Vodno”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 23 dhjetor – Avokati Zvonko Davidoviq informoi se është parashtruar ankesë për masën paraburgim për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov për lëndën “Parcelat në Vodno” dhe paralajmëron se do të përdoren të gjitha mjetet ligjore të cilat i janë në dispozicion mbrojtjes.

“Duhet të dihet se dje janë marrë dy vendime, të kundërta, dhe rregulli është që një vendim i një gjykate të caktuar mund të anulohet vetëm në procedurë ligjore nga një gjykatë më e lartë. Dje, fatkeqësisht, ndodhi që Gjykata Themelore Penale Shkup të nxjerrë jashtë fuqisë një vendim të Gjykatës së Apelit, e cila është gjykatë më e lartë se ajo. Gjykata e Apelit ka pranuar lirimin me kusht dhe ka vlerësuar të gjitha rrethanat dhe rastet për të pandehurin, por fatkeqësisht Gjykata Themelore e ka mbajtur të pandehurin jashtë ligjit pa bazë ligjore për disa orë në paraburgim, pasi vendimi i parë i Gjykatës së Apelit ka qenë në ora 2. pasdite, madje rreth orës 21 i kanë dorëzuar vendimin e ri me të cilin i është caktuar masa e paraburgimit sepse tashmë është dënuar me dy mandate, pa thënë se nuk janë të formës së prerë, se ka 100 vite hetim, me shumë gjasa. duke iu referuar “Perandorisë”…”, deklaroi Davidoviq sot para Gjykatës penale.

Është e turpshme, siç theksoi ai, për “Parcelat në Vodno” ku nuk ka asnjë dëshmi për të akuzuarin Mijalkov, përveç një dëshmitari të manipuluar, i cili është kundërshtuar me të gjithë dëshmitarët e tjerë dhe provat materiale për të caktuar masën e paraburgimit.

“Por duke e parë të gjithë situatën në të cilën Ministri i Drejtësisë bëri presion të paprecedentë politik si ekzekutiv si ndaj gjyqësorit ashtu edhe ndaj Këshillit Gjyqësor, kjo thjesht tregon se ekzekutivi nuk është i gatshëm të heqë dorë nga ndikimi i gjyqësorit”, deklaroi Davidoviq.

Sipas tij, Gjykata Themelore nuk mund ta revokojë garancinë për shkak se vendimi i Gjykatës së Apelit është përfundimtar dhe në fuqi. – Vendimi i Gjykatës së Apelit është në fuqi, është në fuqi edhe vendimi i Gjykatës Themelore Penale. Për këtë arsye ne nuk mund ta anulojmë garancinë. Prandaj garancia dhe e gjithë pasuria është nën hipotekë, shtoi ai.

Davidoviq theksoi se Gjykata nuk e ka marrë parasysh atë që kompanitë, gjegjësisht prona që është e përfshirë në garanci e cila është regjistruar dhe e cila është e vlefshme, siguron paga dhe kontribute për më shumë se 350 familjeve të punësuara në Republikë dhe nga të cilët shteti merr të ardhura nga tatimet dhe akcizat, shuma më të mëdha të cilat vetë gjykata i përcakton në vendim. “Në drejtim të kundërt, i vlerëson si një mundësi për t’u arratisur dhe jo si një mundësi se pikërisht ajo që ai këtu ka formuar biznesin e tij nuk ka asnjë qëllim apo vullnet për t’u arratisur”, shtoi ai. 

Previous Post

Spasovski: Ndërpritet aktiviteti i kanalit ndërkombëtar për kontrabandën e prekursorëve, substancave psikotrope dhe drogës

Next Post

Një profesor me objekt metalik e ka rrahur një nxënës të shkollës së mesme në Strugë

usrargument

usrargument

Next Post
Një profesor me objekt metalik e ka rrahur një nxënës të shkollës së mesme në Strugë

Një profesor me objekt metalik e ka rrahur një nxënës të shkollës së mesme në Strugë

Stay Connected test

Recent News

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

25/05/2022
Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

Ndryshimet ligjore për blerjen intervenuese të orizit kaluan filtrin e parë kuvendor

25/05/2022
Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

25/05/2022

KSI përgatitet për lijën e majmunëve, kërkon blerjen e testeve dhe trajtimeve

25/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort