• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Dimitrov: Si mundet shtetet e BE-së të vendosin kushte në kundërshtim me vlerat evropiane

usrargument by usrargument
19/11/2021
in Maqedoni
0
Dimitrov: Vetoja bullgare është veto e politikës evropiane në Ballkan
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Madrid, 19 nëntor – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov sot në Madrid foli në ngjarjen “Zgjerimi i ardhshëm i BE-së: vëzhgime dhe gracka”. Diskutimi u fokusua në përfitimet e zgjerimit si nga rajoni ashtu edhe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare, si dhe rëndësia e fuqisë transformuese në procesin e anëtarësimit, e cila është parakusht për vlerësim objektiv të kritereve të anëtarësimit, kumtoi SÇE-ja.

Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se procesi i zgjerimit në fakt është proces i kompletimit të Evropës dhe përfundimit të projektit për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe prosperitet në kontinent.

“Me zgjerimin e BE-së me vendet e rajonit, harta e Evropës nuk do të zgjerohet, do të mbetet e njëjtë, e thënë simbolikisht – vetëm zona gri aktuale do të bëhet blu-verdhë. Prandaj duhet të flasim për përfundimin e bashkimit të Evropës”, tha Dimitrov.

Ai theksoi se procesi integrues evropian i Maqedonisë së Veriut është çështje përmes së cilës shqyrtohet kohezioni i brendshëm i BE-së dhe vlerat mbi të cilat bazohet, si dhe ndikimi i BE-së në rajon.

“Në rrugën tonë me gjemba, ne e kemi përsosur durimin sepse arsyeja e shtyrjes së fillimit të negociatave të anëtarësimit nuk ishte mospërmbushja e kritereve të Kopenhagës, por mosmarrëveshje dypalëshe. Ne kemi investuar kapital të madh politik bazuar në premtimin e BE-së, por kur premtimi nuk realizohet, besimi bëhet problem dhe BE-ja humb ndikimin e saj në këtë rajon me rëndësi strategjike. Është e qartë se shtetet anëtare kanë ndikim në procesin e anëtarësimit dhe për të imponuar interesat e tyre kombëtare, por a do të thotë kjo se mund të vendosin edhe kushte që janë në kundërshtim me vlerat evropiane? Gracka kryesore në procesin e anëtarësimit është të bëhet peng i çështjeve dypalëshe. Mënyra më e mirë dhe e vetme që vendet të rriten së bashku, të bëhen më të mençura dhe më të pjekura në aspektin politik është përmes projektit evropian”, tha Dimitrov.

Në diskutim morën pjesë edhe përfaqësuesi spanjoll në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së (GAC) Huan Gonzalez Barba, kryetari i GAK-së Gashper Dovzhan, ministrja e Serbisë për Çështjet Evropiane Jadranka Joksimoviq, si dhe përfaqësues të lartë të punëve të jashtme dhe evropiane nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

Përfaqësuesi spanjoll Barba theksoi se hapja e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut është çështje urgjente sepse zgjerimi i BE-së nënkupton fuqizim të Evropës dhe autonomi strategjike.

Përfaqësuesi slloven Dovzhan theksoi se fuqia transformuese realisht mund të bëjë ndryshim dhe për këtë rreziku më i madh është ngecja e këtij procesi, për çka dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut është prioritet për presidencën aktuale.

Zëvendëskryeministri Dimitrov, siç kumtoi SÇE-ja, sot në Madrid do të ketë takim bilateral me përfaqësuesin spanjoll në diskutimin e sotëm dhe përfaqësues në GAK, Huan Gonzalez Barba.

Previous Post

Dimitrievski: Askush nuk mund të më kthejë në një parti prej të cilës nuk jam larguar

Next Post

OBSH-ja në Maqedoninë e Veriut mbështet sistem për ndjekjen e barazisë në shëndetësi

usrargument

usrargument

Next Post
OBSH-ja në Maqedoninë e Veriut mbështet sistem për ndjekjen e barazisë në shëndetësi

OBSH-ja në Maqedoninë e Veriut mbështet sistem për ndjekjen e barazisë në shëndetësi

Stay Connected test

Recent News

Kapet drogë në Tabanoc

02/02/2023
Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

02/02/2023
Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

Grupi i zjarrit takime në Gostivar: Na thatë kthehuni në shtëpi por na e mbyllët derën, na e hapi populli

02/02/2023
Disa nga ushqimet më kancerogjene

Disa nga ushqimet më kancerogjene

02/02/2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.