Shkup, 4 nëntor – Iniciativa për Ballkanin e Hapur është komplementare me integrimin evropian. Ballkani i hapur do të thotë se kufijtë do të jenë më pak të rëndësishëm dhe se do të shfrytëzohet potenciali për rritjen e rritjes ekonomike, të cilat me stabilitet më të madh janë argumente në favor të integrimeve evropiane”, tha zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov, në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp pas takimit të nismës Ballkani Hapur, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
“Jam i bindur se nisma e Ballkani Hapur është komplementare me integrimin evropian,” tha Dimitrov duke iu përgjigjur pyetheve nëse ai mendonte se Ballkani Hapur ëshë në një farë mënyre një “BE e mbyllur” për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi këtyre dy vendeve u është bllokuar data për fillimin e negociatave me BE-në.
Dimitrov theksoi se, për fat të keq, është e vështirë të gjendet një vend që ka shembull më të keq, përkatësisht më të mirë se Maqedonia e Veriut – për atë se çfarë ndodh kur BE-ja nuk i përmbush premtimet e saj.
Atëherë fletëvotimi evropian nuk bëhet tërheqës dhe qytetarët humbasin besimin se mund të kenë një të ardhme evropiane”, tha Dimitrov.
Siç tha ai, së fundmi po korrigjohet se nuk është e drejtë të kritikohet gjithë Unioni, sepse problemi i vendit të tij është vetëm me një shtet anëtar.
Në pakon e zgjerimit, Komisioni Evropian tha se shtyrja e procesit integrues me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë cenon besueshmërinë e BE-së në të gjithë rajonin. Por kjo veto nuk është vetëm një veto e së ardhmes sonë evropiane, por edhe e politikës evropiane në Ballkan. Kjo është veto e miqësisë maqedonase dhe bullgare, tha Dimitrov.
Bashkëpunimi rajonal, tha ai, është ajo që mund të bëhet ndërkohë ndërsa ne presim që çështje të tilla të zgjidhen në BE.
“Qëllimi i integrimit evropian është që atdheu im të forcohet, rajoni të bëhet më i fortë, të kemi demokraci më të forta, një shoqëri më të drejtë dhe për këtë duhet të punojmë individualisht. Aksionet po bëhen më të mëdha, por nuk janë vetëm tonat dhe rajonale”, tha Dimitrov.
Ai shtoi se nëse BE-ja dëshiron të bëhet një lojtar global, atëherë nuk duhet të ketë dështime në nivel lokal.
“Rajoni është një problem lokal. Nëse nuk mund të veprojnë këtu, atëherë nuk mund të veprojnë globalisht, tha Dimitrov.