• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Shqipëri

Dita e 2-të e ‘Open Balkan’/ Takimit i bashkohet edhe Mali i Zi. Rama konferencë me Vuçiç. Axhenda

usrargument by usrargument
04/11/2021
in Shqipëri
0
Dita e 2-të e ‘Open Balkan’/ Takimit i bashkohet edhe Mali i Zi. Rama konferencë me Vuçiç. Axhenda
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme, 4 nëntor, do të zhvillohet në Beograd takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e ‘Open Balkan’, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këtij takimi i është bashkuar edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç. Për shkak të dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, Maqedoni e veriut do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov.

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Dimitrov mbërritën mbrëmjen e djeshme në beograd, ku u pritën për darkë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Kësaj darke iu bashkua edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, që po përfundon vizitën zyrtare në Serbi, ndonëse kjo nuk konfirmon se vendi po i bashkohet nismës ‘Open Balkan’, mund të shihet si një hap drejt përfshirjes.

Në kuadër të projektit ambicioz për të gjithë rajonin, që Ballkani më në fund të lërë prapa krahëve shekujt ndasi, ‘Open Balkan’, Kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, më 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrahën edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor. Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.

ZBARDHET AXHENDA

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve

09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë

10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik

10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov

11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve

Previous Post

Ringjallja e frikës në Bosnje

Next Post

Kim Kardashian dhe Pete Davidson darkojnë së bashku në Staten Island – vazhdojnë dyshimet për një lidhje dashurie

usrargument

usrargument

Next Post
Kim Kardashian dhe Pete Davidson darkojnë së bashku në Staten Island – vazhdojnë dyshimet për një lidhje dashurie

Kim Kardashian dhe Pete Davidson darkojnë së bashku në Staten Island – vazhdojnë dyshimet për një lidhje dashurie

Stay Connected test

Recent News

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 55-të

28/06/2022
Pa ujë përdoruesit e Rrugës së Lubotenit

Pa ujë banorët e fshatit Batincë

28/06/2022
Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

Gjendet i therur me thikë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku, po ujiste lulet

28/06/2022
Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

Miloshoski denondon në polici Valmir Azirin, e kërcënoi se do t’i thyejë duart dhe këmbët

28/06/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort