Shkup, 14 tetor – Në Shkup sot do të vazhdojë konferenca e dytë ndërkombëtare “Gratë në politikën e jashtme”, në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), ndërsa nën patronatin e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski.
Në fokus të konferencës këtë vit janë temat për përfshirjen e grave në marrëdhëniet ndërkombëtare, roli i tyre në krijimin e politikave, udh[heqja e negociatave, përballja me konflikte dhe sigurimi i paqes së qëndrueshme.
Qëllimi është të ndahen përvoja lidhur me arritjen e kuadrit të plotë përfaqësues përmes përfshirjes së aspektit gjinor në fushën e politikës së jashtme.
Në ngjarje, mes tjerash, për sot është paralajmëruar fjalimi edhe i zonjës së parë, Elizabeta Gjorgievska, ministreve të Punës dhe Politikës Sociale dhe të Mbrojtjes, Jovanka Trençevska dhe Sllavjanka Petrovska, si dhe zëvendësministres së Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki.
Dje në konferencë paraqitje të vet pati ministri i Punëve të jashtme, Bujar osmani, i cili porositi se shoqëritë janë mjaft stabile nëse gratë janë politikisht dhe ekonomikisht të fuqishme.
Sipas zëvendëskryeministres së angazhuar për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska, Qeveria ka përcaktim të fuqishëm të krijojë politika të cilat do të krijojnë kushte për barazi gjinore në të gjitha fushat.
“Shoqëria e drejtë është parakusht për paqen në shtete dhe botë dhe prandaj kjo çështje nuk është ‘e grave’, por i prekë njejtë gratë dhe burrat”, porositi dje në konferencë Gërkovska.
Në ngjarje edhe sot pritet të marrin pjesë numër i madh i funksionarëve shtetërorë, personalitete të shquara nga politika dhe nga opinioni i ekspertëve, diplomatë nga rajoni dhe më gjerë, si dhe përfaqësues të organizatave rinore në vend. përmes ndarjes së përvojave të tyre, pjesëmarrësit do ta përforcojnë Rrjetin e grave në politikën e jashtme BP6, i cili në të ardhmen do të jetë i hapur për bashkëpunim edhe me rrjete të tjera ndërkombëtare.