• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Argument MK
Advertisement
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
  • Ballinë
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Bota
  • Sport
  • Ekonomi
No Result
View All Result
Argument MK
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Donacione për Vitin e Ri nga EVN Maqedoni

usrargument by usrargument
23/12/2021
in Ekonomi, Maqedoni
0
Donacione për Vitin e Ri nga EVN Maqedoni
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 23 dhjetor – Gjatë festave të Vitit të Ri, EVN Maqedoni tradicionalisht dhuron pako ushqimore për Kishën Ortodokse Maqedonase (KOM), Bashkësinë Fetare Islame (BFI) dhe Kishën Katolike. Përveç bashkësive fetare, EVN në aktivitetet e saja të rregullta filantropike gjatë gjithë vitit përfshin edhe organizata të ndryshme që punojnë me kategori të cenueshme të qytetarëve.

Bashkësitë fetare përmes shoqatave bamirëse “Sveti Spas”, “Karitas” dhe “El Hilal” do të kujdesen që pakot ushqimore të shpërndahen në të gjithë vendin. Priftërinjtë e organizatës humanitare “Sveti Spas” do të shpërndajnë ushqim për qytetarët që janë në gjendje të keqe shëndetësore apo që jetojnë në zona të largëta rurale. Pakot ushqimore që u dhanë për Kishën Katolike dhe Bashkësinë Fetare Islame, do t’u shpërndahen familjeve në rrezik përmes organizatave bamirëse “Karitas” dhe “El Hilal”. Për shkak të situatës me koronavirusin, gatimet festive nuk do të përgatiten në kuzhinën kombëtare “Sv. Apostoli Petar i Pavle” në Shkup, por për këtë arsye vizitorëve do t’u ndahen ushqime gjatë Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.

Festat janë momente dashurie, gëzimi dhe paqeje, ndërsa këta donacione synojnë të pasurojnë sofrën e shtëpisë së atyre familjeve që kanë më shumë nevojë për një ndihmë të tillë. EVN Maqedoni është kompani e përgjegjshme e cila ndër vite vazhdimisht investon në projekte për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe ju bashkohet iniciativave të ndryshme që trajtojnë sfidat e familjeve të kategorive të cenueshme.

Previous Post

Memorandum bashkëpunimi në mes SHGM-së dhe Odës së Mjekëve

Next Post

Sela: Situata momentale më e rëndë se me Gruevskin, atëherë kishte shpresë, tani…

usrargument

usrargument

Next Post
Sela: Situata momentale më e rëndë se me Gruevskin, atëherë kishte shpresë, tani…

Sela: Situata momentale më e rëndë se me Gruevskin, atëherë kishte shpresë, tani...

Stay Connected test

Recent News

Neto paga mesatare në mars 31.080 denarë

20/05/2022
Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

20/05/2022

Të martën autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

20/05/2022
Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

Alpinisti nga Tetova, Nadir Murseli është ngjitur në tre maja të Malit Sharr për një ditë

20/05/2022
Argument MK

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2021 Developed by - ANET 2021.

No Result
View All Result

© 2021 Developed by - ANET 2021.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
AllEscort