Dibër, 1 nëntor – Në rivotimin e djeshëm në vendvotimin 0543 në Dibër, asnjëri nga kandidatët nuk e siguroi përqindjen e nevojshme nga numri i përgjithshëm nga qytetarët e dalur në votim.
Kjo do të thotë se në këtë komunë më 14 nëntor do të mbahet rreth i dytë i votimit. Duke e pasur parasysh dallimin e vogël në vota, do të ketë betejë të ngushtë mes kryetarit aktual të komunës, Hekuran Duka, kandidat i BDI-së i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni dhe Bekim Pocestës nga Aleanca për shqiptarët-Alternativa, mbështetur nga VMRO-DPMNE.
Që të dy iu falënderuan qytetarëve nga vendvotimi i përmendur, i cili përfshin një pjesë të lagjes Venec.
“Të gjithë qytetarët në vendvotimin 0543, në lagjen Venec 1, i falënderojmë nga zemra dhe me respekt të madh. Dëshmuan se mbështetja për ne rritet në çdo vendvotim, siç u konfirmua edhe dje”, qëndron në kumtimin e Dukës në Fejsbuk.
Shton se qytetarët e kanë vlerësuar sinqeritetin e tyre dhe nuk janë bërë “pre e propagandave të rrejshme”.
“Ishim real dhe ju thamë se në Dibër do të garojmë në rrethin e dytë, kur i tërë qyteti do të tregojë se na mbështetë fuqishëm. Me fat dhe me ndihmën e Zotit, më 14 nëntor Dibra me siguri do ta japë mbështetjen për Hekuran Dukën dhe Bashkimin Demokratik për Integrim”, ceket në kumtim.
Falënderim, përmes kumtimit në Fejsbuk shfaqi edhe Pocesta, i cili është në epërsi të vogël.
“Ju falënderoj nga zemra që i rezistuat çdo presioni. 293 vota (+ 22 vota nga 17 tetori), që qartë e tregon besimin dhe stabilitetin, dëshirën e madhe për ndryshime, që fuqishëm do të pasqyrohet më 14 nëntor. Siç theksova pamjet e bukura vijnë pas ngritjes në lartësi. Fituam për herë të dytë, për herë tët retë do të fitojmë akoma më shumë sepse do të fitojë Dibra dhe dibranët. Më 14 nëntor si fitues të vetëm, 4020 vota”, shkroi Pocesta.
pas përfundimit të rivotimit nuk ka ndryshim në përbërjen 15-anëtarëshe të Këshillit të komunës. Gjashtë këshilltarë ka BDI, pesë ASH-Alternativa, përderisa nga dy LSDM dhe VMRO-DPMNE.