Shkup, 4 nëntor – Marrëveshja e Prespës që u arrit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, zgjidhi kontestin mes dy vendeve, e që ajo shkaktoi reagime të ashpra, sidomos tek partitë opozitare në të dy shtetet, të cilët janë kujdesur që nënshkruesit e tyre ti shpallin “TRADHËTAR” dhe të nejtit paralajmruan se me ardhjen e tyre në pushtet ata do ta anulonin atë, por që tani si Mickovski ashtu edhe Micotakis shprehen se ai është një realitet dhe që të njejtën duhet që ta zbatojnë.
Marrëveshjet ndërkombëtare në të shumtën e rasteve kanë shkaktuar tensione dhe reagime të shumta të opinionit publik, e “flamurin” e saj çdo herë e ka mbajtur opozita, e cila është parqitur se mbrojtësja më e zjarrtë e interesave kombëtare dhe ka udhëhequr një fushatë kundër atyre që kanë shitur interesat shtetërore, shkruan Zhurnal.
Këto reagime të opozitës apo liderëve të tyre të cilët janë edhe pretendentë për të ardhur në krye të shteti në një të ardhme të afërt shkaktojnë jo pak shqetësim si në oponionin e brëndshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtarë, pasi egziston frika se shfuqizimi apo bllokimi i implementimit të saj do të sillte pasoja negative në raportet mes dy vendeve.
Një situatë e tillë ndodhi edhe me Marrëveshjen e Prespës, e cila u në nshkrua mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqis në vitin 2018, e kjo i jdha fund kontestit gati 3 dekadësh mes dy vendeve, që kishte ndikuar në tensionin të raporteve mes dy shteteve dhe në të njejtën kohë ajo kishte mbajtur të bllokuar rrugën euo-atlantike të Shkupit. Fal kësaj marrëveshje Maqedonia e Veriut u antarsua në Paktin e Atlantikut të Veriut (NATO), fatkeqësisht fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian (BE) u bllokua nga një kontest tjetër me fqinjin lindor.
Marrëveshja nga pala maqedonase u nëshkrua nga Kryeministri Zoran Zaev ndërsa nga ana greke e njejta u bë nga Kryeministri i saj Aleksis Cipras, e ajo kishte mbështetësit e saj, por që edhe zërat kundër ishin shumë të fuqishëm, ku të dy liderët në vendet e tyre u shpallën si “Tradhëtar” apo edhe si shitës së interesave kombëtare, shkruan Zhurnal.
Lideri i Demokrasicë së Re në Greqi Kiriakos Mitsotakis, shprehej se ai dhe subjekti i tij janë kundër kësaj marrëveshje, pasi që e njejta dëmton interesat kombëtare greke, dhe si e tillë ajo është e dëmshme dhe e pa pranueshme. Ai gjithashtu bëri apel edhe te partit ë tjera ku tha se:” Demokracia e Re do të votojë kundër marrëveshjes së Prespës dhe u kërkon të gjitha palëve të bëjnë të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për ratifikimin e saj në parlamentin grek”
Fitorja e zgjedhjeve në vitin 2019 nga Demokracia e Re, ngriti shqetësimin sa i përket zbatimit të marrëveshjes së Prespës, pasi ky subjekt në opozit kishte kundërshtuar fuqishëm miratimin e saj, e që e gjithë kjo mund të krijonte një spirale të rrezikshme dhe të ndërlikuar, e cila mund të përfshinte jo vetëm dy shtetet, por edhe tërë rajonin e Ballkanit, shkruan Zhurnal.
Ai me të marr pushtetin, “harroi” deklaratat dhe qëndrimet e tij për marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut ku deklaroi se “Marrëveshja e Prespës është një marrëveshje e dëmshme në nivel kombëtar, por është e ratifikuar, që do të thotë se nuk ndryshon”, që ishte një zhvillim pozitiv pas një periudhe të gjatë që kishte mbajtur nën ankth opinionin publik në dy vendet.
A thua Micotakis nuk e ka ditur, se një marrëveshje e tillë është shumë e vështir për tu ndryshuar, apo ai e ka shfrytëzuar të njejtën vetëm për konsum politik, pasi marrëveshja kundërshtohej nga një pjesë e konsiderueshme e grekëve,e ndoshta qëndrimi i tij, kundër Prespës i solli edhe fitoren. Micotakis, jo vetëm që nuk po kundërshton më këtë marrëveshje, por ai është bërë një idhëtar i madh i zbatimit të saj, saqë për këtë çështje janë zhvilluar një sërë takimesh në nivel të lartë, me qëllim “inkurajimin” e palës maqedonasë që ta implementoj të njejtën.
Prespa kishte edhe kundërshtar të fuqishmë brenda Maqedonisë së Veriut, të cilët e kundërshtoinin të njëjtën, pasi atë e vlerosnin si të dëmshme dhe të rrëzikshme për interesat kombëtare të Maqedonisë, dhe nënshkruesit e saj i akuzonin se kishin shitur interesat kombëtare të vendit. Kundërshtari i Prespës ishte lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE Hrsitijan Mickovski, i cili ishte kategorik kundër miratimit të kësaj marrëveshje, pasi sipas tij, kjo po cënonte inteesat e Maqedonisë, dhe si e tillë kundërshtimi i saj ishte detyre e çdo qytetari të këti vendi, shkruan Zhurnal.
Për ta realizuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese, u organizua një referendum, por duke pasur kundërshtimine opozitës maqedonase, bëri që e njejta të dështonte pasi nuk arrit të merrte përkrahjen e nevojshme, e kjo nga VMRO-DPMNE u konsiderua si përgjigja më e mir që i dha popilli Zaevit dhe “shitësve” të interesave kombëtare. E gjendur në këtë situatë Qeveria vendosi që për ndryshimet e mundëshme kushtetuese ti drejtohet Kuvendit, ku ata arritën që të siguronin votat e mjaftueshme, por që përsëri VMRO kundërshtoi fuqishëm miratimin e saj dhe për të cilën ata votuan kundër.
Qëndrimi i Mickovskit nuk po ndryshonte, ku ani në një emision deklaroi se: “Me shumicë prej dy të tretave në parlament, e shfuqizojmë Marrëveshjen e Prespës”, që ishte një deklaratë shumë e fuqishme, e që ngjalli reagime dhe shqetësime si në Maqedoni ashtu edhe në Greqi, pasi ai ishte lideri i partisë më të madhe opozitare dhe pretendenti për postin e kryeministrit të vendit.
Kjo parti vazhdonte që dokumentet zyrtare drejtuar kuvendit apo institucioneve tjera i’a dorzonin me emrin e vjetër të vendit pra Republika e Maqedonisë dhe jo Republika e Maqedonisë së Veriut, që tregonte se ata nuk po respektonin emrine ri kushtetues dhe se nuk e pranonin Marrëveshjen e Prespës. Ky refuzim u pa edhe në deklaratën solemne për këshilltar në komunën e Shtipit dhe Aerdromot vetëm disa dit më parë ku VMRO-DPMNE kishte shkruar emrin e vjetër të shteti pra Republika e Maqedonisë dhe jo emrin e ri kushtetues e kjo shkaktoi reagime të ashpra, por që në të njejtën kohë tregoi se qendrimet e kësaj partie nuk kanë ndryshuar.
Vemtë pak dit nga kjo ngarje, kryetari i VMRO-DPMNE tha një deklaratë e cila ishte komplet e ndryshme nga qëndrimet e tij dhe të subjektit që ai përfaqëson ku ndër të tjera tha se : “Marrëveshja e Prespës është realitet që nuk e duam por duhet ta respektojmë” Një pyetje logjike ka të bëjë me faktin se Miackovskia nuk e ka ditur se ndryshimi isaj është shumë i vështoirë, apo kundërshtimin ndaj saje ka përdorur për përfitim politik pasi që e njejta kundërshtohej nga një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të vendit, e me arritjene përfitimit politik, ai tani po ndryshon qëndrim, shkruan Zhurnal.
Këto qëndrime të dy opozitarëve si ën Greqi ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, po tregon se ata kan pasur njohuri se ndryshimi i kësaj marrëveshje është shumë i vështirë, por që të njejtën e kan shfrytëzuar për përfitime poltike, por që qëndrimet e tyre jo pak kanë dëmtuar marrëdhëiet mes dy vendeve dhe kanë ndikuar negativish në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit.///Zhurnal.mk