Shkup, 17 nëntor – Pushteti qëndror dhe ai lokal karakterizohen nga një bashkëpunim i ngushtë, pasi vetëm në këtë mënyrë mundësohet zhvillimi i përgjithshëm i njëj shteti, fatkeqësisht kjo nuk vlen edhe për Maqedoninë e Veriut, ku e kaluara na ka dëshmuar se kur pushteti qëndror udhëhiqet nga një parti tjetër nga ajo e pushteti lokal, atëherë kjo e fundit ka qenë pre e trysnis dhe bllokimeve të ndryshme, e që nga e gjithë kjo kanë vuajtur qytetarët.
Një nga arritjet më të mëdha të shoqërisë moderne është ndarja e pushteteve, e kjo për dy arsye: E para ka të bëjë me faktin se përmes ndarjes është pamundësuar që një individ, grupacion apo edhe parti të ketë pushtet apsolut, e dyta ka të bëjë me faktin se përmes ndarjes së saj është menduar, por edhe është provuar se qeverisja do të jetë më e mirë dhe më kualitative, shkruan Zhurnal.
Duke qenë se pushteti lokal është më afër qytetarëve e që në të njtën kohë ajo është një urë-lidhëse me pushtetin qëndror, duke qenë në kësi raportesh është shumë e rëndësishmë që marrëdhëniet mes tyre të jënë shumë të mira, pasi kjo do të mundësonte qeverisje më të mirë, dhe e cila është në dobi të qytetarëve. Pasi që të dy pushtete kanë një rëndësi të madhe për zhvillimin e përgjithshëm, shtetet janë kujdesur që raportet mes tyre të jenë sa më te mira, bashkëpunuese dhe mirkuptuese, e një një pjesë të madhe të botës kjo është zgjidhur përmes procesit të decentralizimit, ku pushteti lokal është më i pavarur si financiarisht ashtu edhe ligjërisht nga ai qëndror. Në rast se qëndorri dhe lokali kanë mungesë mirëkuptimi, bashkëpunimi atëherë ajo do të shkaktoj një efekt të fuqishëm negativ, e cila do të reflektohet direkt në jetën e qytetarëve, pasi pushteti qëndror me fuqinë e saj mund të penalizoj dhe bllokoj punën apo aktivitetit e pushtetit lokal, e pasojat e së cilës do ti vuajnë qytetarët.
Maqedonia e Veriut është një nga shtete ku procesi i decentralizimit ende nuk është zbatuar plotësisht edhe përkundër faktit se ajo ka filluar prej një kohe shumë të gjatë, e që e gjithë kjo po ndikon negativisht në zhvillimin e saj, pasi komunat vazhdojnë që të jenë të varura nga pushteti qëndror,e kjo jo pak po penalizon ata. Funksionomin e pushtetit lokal në vendin tonë pos mungesës së decentralizimit e pengone dhe ndasitë poltike, ku egziton një disbalancë e fuqishme mes komunave të cilët udhëhiqen nga partia e njejtë që është në pushtet nga ato që drejtohen nga subjetet që janë në opozitë, ku këto të fundit i janë nënshtruar rregullisht presionit dhe diskriminimit të pushtetit qëndrorë, ndëra komunat e pushtetit kanë gëzuar rregullisht privilegje.
Ky është një fenomen që është hasur në vendin tonë që nga fillesat e pluralizmit politik, ku komunat që udhëhiqeshin nga partia e njejtë që është në pushtet kanë gëzuar një mbështetje të fuqishme politike, financiare , kanë pasur qasje në fondet publike, por që fatkeqësisht e njeta nuk mund të thuhet edhe për komunat që janë drejtuar nga partitë opozitare, ku ata janë përballu me pengesa dhe trysni për të penguar funksionimin e tyre, e që nga e gjithë kjo kanë vuajtur qytetarët për “fajin” e vetëm se ata kishin votuar dikë tjetër dhe jo subjektin e ekzekutivit.
Kjo ka qenë një strategji që e kanë përdorur rregullisht partitë politike që janë në ekzekutiv, ku përmes saj ata kanë synuar ta pengojnë dhe dëmtojnë qeverisjen e opozitës në komuna, e që pastaj dësthimi i tyre të shfrytëzohet për qëllime politike për ta diskredituar subjektin oponent, për paaftësi për të menaxhuar, e që qëilli i tyre ishte të pengojnë lindjen e çdo alterrnative që do të rrezikonte pushtetine tyre, shkruan Zhurnal.
Kjo strategji ka vazhduar pa ndërpresë për tre dekada, ku jemi dëshmitarë, se si Gostivari që është vetëm njëra prej disa që drejtohej nga opozita që kanë pësuar të njejtin fat, i ishte nënshtruar rregullisht presionit dhe diskriminimit të pushtetit qëndror, e që e gjithë kjo kishte si synim të paralizonte funksionimin e saj. Gostivarit disa herë i janë marrë kompetencat nga pushteti qëndror me arsyetime nga më të ndryshme, por që ajo kishte vetëm një synim, të dëmtohej udhëheqëis i saj, e përmes tij të akuzohet edhe partia të cilin ai e përfaqësonte, duke krijuar për të një imazh negativ në oponionin publik, se ai është i pa aft për të drejtuar. Kjo komunë, por edhe të tjerat që udhëhiqeshin nga opozita në mandatine kaluar, ishin pre e diskriminimeve financiare dhe investimeve kapitale, ku disa bashki që ishin shumë më të vogla në banorë dhe sipërfaqe morën ndihma financiare shumë më të mëdha se sa ato që kishin banorë dhe sipërfaqe më të mëdha, por që ata kishin një të “metë” e kjo kishte të bënte me faktin se ata drejtoheshin nga opozita. Nga kjo politikë jo e ndershme, më shumë dëmtoheshin qytetarër pasi ata nuk mund të merrnin shërbimet elementare spo investime bazë, por që kjo nuk shqetësonte ekzekutivin, pasi e gjithë kjo situatë arsyetohej me faktin se ata kanë “gabuar” pasi nuk kanë votuar për subjektin që ka pushtetin ekzekutiv.
Ky fenomen u shfaq shumë qartë edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale të tetorit të këti viti, ku kandidatët që vinin nga partia në pushtet rregullisht mburreshin se pretimet e tyre do të realizoheshin pasi që ata kishin mbështetjen e pushteti qëndror ku participotne edhe subjekti që ata i takonin dhe në këtë mënyrë ata pretendonin se do të merrnin “gjithçka” nga ta. Në anën tjetër ata akuzonin oponentet e tyre se si do ti realizoni ju projektet që i premtoni, ku ju nuk jeni pjesë e ekzekutivit, e që e gjithë kjo të linte të kuptohej se nëse sje pjesë e pushtetit nuk mund të pretendosh që të marrësh asnjë mbështetje nga ta. Këto qëndrime ishin pjesë e mentatliteti që ishte krijuar për tre dekada në vendin tonë, që kishte bindur njerëzit se nëse je pjesë e pushtetit mund të kesh çfar të duash, ndërsa nëse je pjesë e opozitës nuk mund të kesh asgjë. Kjo qasje po dëmton demokracinë, pasi qytetari është i frikësar që të votojë opozitën, pasi në rase se e bënë këtë “blasfemi” atëherë ai sdo të marrë asgjë në kthim, pasi do të bllokohet nga pushteti qëndror, shkruan Zhurnal.
Fatkeqësisht nga gjithë ky mentatlitet që është krijuar në vendin tonë po vuajnë qytetarët, pasi ata janë viktimat më të pafajshme të të gjithë kësaj urrejtje politike, pasi përmes goditjes së oponentit politik që drejton një komunë, po goditen qytetarët, pasi ata nuk po marrin ivestime publlike apo mështetje tjera nga pushteti qëndror, pasi ata nuk kanë votuar për partinë që pjesë e saj, por kanë mbështetur atë të opozitës.///Zhurnal.mk